Si ta di që Allahu na do?

0
2798

1- Pasimi i sunetit (tradites profetike).

2- Zbatimi i urdhrave dhe i obligimeve të Tij, pastaj shtimi i veprave vullnetare.

3- Ndërtimi i raporteve me njerëzit, me sinqeritet vetëm për hir të dashurisë ndaj Allahut.

4- Atë që e do Allahu e bën të dashur, të pranuar, të nderuar dhe të respektuar në mesin e njerëzve.

5- Sprovimi (nëse personi është në rrugë të drejtë dhe e sprovon Allahu e ai bën durim, kjo është argument se Allahu do që ta pastrojë nga mëkatet ngase e do atë).

6- Allahu atë që e do e ruan nga sprovimi në këtë botë. Kjo ka dy forma: 1. Nuk i jep tepër (pasuri) që të mos e keqpërdorë (në mëkate). 2. Edhe nëse i jep, bën që zemra e tij të mos jetë e lidhur me pasurinë.
Dashuria për takimin me Allahun. Është për qëllim dashuria e lakmia e personit për takimin me Allahun, në rastin e dhënies së shpirtit, kur engjëjt i vijnë me përgëzime për xhenetin dhe shpëtimin e tij.
Edhe ne kete temë duhet t’i përmbahemi lutjes tek Allahu. Pejgamberi salAllahu alrjhi ue selem e kishte traditë të lutej: “O Allah, kërkoj Dashurinë Tënde, dashurinë e atij i cili të do dhe dashurinë ndaj asaj vepre që afron te Dashuria Jote!”
اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ حُبَّكَ وَحُبَّ مَنْ يُحِبُّكَ وَحُبَّ عَمَلٍ يُقَرِّبُنِي إِلَى حُبِّكَ.

Shkëputje nga hytbeja “Si ta dimë se Allahu na do?”
Dr. Gazmend Mehmeti

Subscribe