3 gjunahet me te renda

0
11062

Shkoi një njeri tek Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe e pyeti:
“Cili është gjynahu më i rëndë?”
Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu: “Të adhurosh dikë tjetër veç Zotit që të ka krijuar.”
Ai e pyeti: “Po pas kësaj?”
Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu: “Të vrasësh fëmijën tënd nga frika e varfërisë.”
“Po pas kësaj?”- e pyeti për të tretën herë.
Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: “Të bësh imoralitet me gruan e komshiut tënd.”

(Buhariu dhe Muslimi)

Këto të treja janë gjynahet më të rënda dhe që e zemërojnë Zotin më shumë.
Të tregohesh i pabesë në nderin e komshiut, është nga gjynahet më të rënda.

xhamiambret.com/

Subscribe