I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Ju erdhi juve Ramazani, muaji i begatë”. Transmeton Nesaiu (2105), saktësoi Albani.
Agjërimi i Ramazanit është një nga shtyllat e Islamit dhe themeli në obligueshmërinë e tij ështëKurani, Suneti dhe ixhmai. Allahu i Lartësuar
thotë: “O ju që besuat, agjërimi (saum) u është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. El Bekare: 183, 184.
Nga Abdullah ibën Umeri transmetohet se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Islami ndërtohet mbi pesë shtylla: dëshmia se s’ka Zot të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e haxhit dhe agjërimi i Ramazanit ”. Transmetojnë Buhariu (8, 4515) dhe Muslimi (16)
Agjërim do të thotë ndalja gjatë ditës nga ngrënia, pija, marrëdhëniet intime e të tjera që janë përmendur në sheriat
Mesime nga hadithit:
1) Dhuntia e Allahut ndaj robërve të Tij me llojshmërinë e sezoneve të të mirave dhe të adhurimit, në të cilat me pak punë të mira fitojnë shpërblime të mëdha.
2) Lajmërimi për ardhjen e të mirave të shumta dhe ngritja lart e shenjtërisë së tij.
3) Fjala “ju erdhi” në hadith është një sinjalizim se erdhi koha e garës në të mira, meqë pran-gosen shejtanët dhe mundësia për garim është e madhe, ndaj një zë nga qielli thotë: “O ti kërkues i së mirës, mësyja!”
4) Ibën Rexhebi, rahimehullah, ka thënë se sipas dijetarëve ky hadith është themeli në urimet e njerëzve për njëri-tjetrin kur vjen ky muaj sepse besimtari përgëzon kur hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit.
Zejd Haziri