5 shkaqet që të shtojnë besimin

0
1691

Nga shkaqet që shtojnë besimin

1. Dija fetare. Kjo dije shton besimin dhe forcon atë. Dyert e dijes fetare janë të shumta, mirëpo në rend të parë futet leximi i Kuranit (çdo ditë), me meditim, me reflektim.

2. Njohja e Allahut, përmes emrave të bukur dhe cilësive të Tij të larta.

3. Leximi i biografisë së Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem (si ishte udhëzimi, morali e edukata e tij, raportet e tij me njerëzit), gjithashtu leximi i biografisë së brezave të parë, me meditim. Muhamed ibn Junus rahimehullah: “Nuk kam parë diçka më të dobishme për zemrën sesa përmendja e njerëzve të mëparshëm (leximi për ta duke përfituar prej tyre).”

4. Meditimi rreth fakteve e argumenteve në univers (krijimi i qiejve, i tokës, i njeriut).

5. Bindja ndaj Allahut, me kryerjen e punëve të mira (namaz, zekat, agjërim, haxh, dhikër, lexim i Kuranit etj.). Veprat ndahen në tri lloje: 1. Veprat e zemrës (frika, shpresa, sinqeriteti, dashuria etj.), 2. Veprat e gjuhës (dhikri, urdhërimi për të mirë, ndalimi nga e keqja), 3. Veprat e gjymtyrëve (lëmosha, zekati etj.). Shkujdesja ndaj tyre bën të mangët edhe besimin tonë.

Hoxhë Lulzim Perçuku