Shejh Salih El-Usajmi (Allahu e ruajttë!): Veprat më të mira në fund (mbyllje) të Ramazanit janë katër:
1. Zekati i Fitrit.
2. Kërkimi i faljes (istigfari).
3. Falënderimi për Allahun.
4. Tekbiri.
-Istigfari më i mirë është thënia “estagfirullah ue etubu ilejhi”.
-Falënderimi më i mirë është thënia “elhamdulilah”.
-Tekbiri më i mirë është thënia “Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il lAllahu uAllahu ekber, Allahu ekber ue lilahil-hamd”.
Bërja e tekbirit fillon me perëndimin e Diellit të ditës së Bajramit e vazhdon deri në faljen e namazit të Fitër Bajramit.