Pesë lloje njerëyish kurrë mos i shoqëro!
Këshillë nga Zejnul Abidin, nipi i Aliut radijall-llahu anhu.
Ebu Xha’feri Muhamed ibën Aliu thotë: “Më këshilloi babai im dhe më tha: “Pesë lloje njerëzish kurrë mos i shoqëro, mos fol me ta e mos i shoqëro gjatë udhëtimit.”
Ebu Xhaferi thotë: -I thashë: U bëfsha flijim për ty o babai im, kush janë ata? Më tha: “Mos e shoqëro mëkatarin (fasikun), ngase ai të shet ty qoftë edhe për një kafshatë goje, e ndoshta edhe më pak se ajo.”
I thashë: -O babai im, çfarë ke për qëllim me fjalën e ndoshta edhe më pak se ajo? Më tha: -Shpreson në diçka dhe nuk e arrin atë.”
Ebu xhaferi thotë: “I thashë: -O babai im, e kush është i dyti?
Më tha: “Koprracin kurrë mos e shoqëro ngase ai të privon prej ndihmës nga pasuria e tij, atëherë kur ke nevojë më së shumti për të!”
I thash: -O babai im, e kush është i treti? Më tha: “Gënjeshtarin kurrë mos e shoqëro ngase çështja e tij është si pozita e shpresave dhe iluzioneve, të largon të afërmin dhe ta afron të largëtin.”
I thashë: -O babai im, e kush është i katërti? Më tha: “Budallanë kurrë mos e shoqëro ngase duke dashur të të bëjë dobi, ai të dëmton.”
Pastaj i thashë: -O babai im, kush është i pesti? Më tha: “Mos e shoqëro atë që shkëput lidhjet farefisnore ngase e kam gjetur se ai është i mallkuar në tre vende në Kur’an.”
Shkëputur nga tema “Porosi nga Tabiinët”,