Historia e Jusufit alejhis-selam manifeston një nga historitë më të bukura pasi përmban mesazhe, kumtesa, mrekulli e dobi të shumta. Allahu i Madhëruar thotë në fillim të saj: “Ne të tregojmë ty (Muhamed) historinë më të bukur përmes shpalljes së këtij Kurani, ndonëse ti, me të vërtetë, nuk ke qenë në dijeni më parë.” Jusuf, 3
Interesant është fakti se kjo histori nisi me ëndërr e përfundoi me realizimin dhe interpretimin e saj.
Surja Jusuf i është shpallur Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në periudhën mekase pikërisht pasi i ndërroi jetë xhaxhai, Ebu Talibi, figura që e mbronte dhe bashkëshortja, Hatixhja, figura që i qëndronte pranë në momentet më të vështira. Kjo histori iu shpall Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem si shenjë përgëzimi, përkrahjeje e triumfi në një kohë kur besimtarët me në krye Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përballeshin me vështirësi e peripeci të shumta.
Jusufi alejhis-selam u katapultua në këtë histori sprovë pas sprove:
Sprova e parë: Kurthi i vëllezërve.
Sprova e dytë: Joshja nga bashkëshortja e ministrit.
Sprova e tretë: Burgosja.
Pasi iu frikësua Allahut të Madhëruar dhe duroi, sprovat iu shndërruan në begati:
Begatia e parë: Dalja nga burgu.
Begatia e dytë: Rritja e pushtetit.
Begatia e tretë: Bashkimi i Jusufit alejhis-selam me prindërit dhe vëllezërit.
“Pasqyrimi i historive kuranore; mësime, këshilla dhe dobi”
Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abdulvahid
Unejs Sheme