Denimi ndaj shpifjes nga Iben Tejmije

0
215

Nëse për shpifje nuk ekziston hakmarrje, atëherë ekziston lloj tjetër i dënimit. Prej kësaj me sheriat është caktuar dënimi për shpifje e vërtetuar me Kuran, Sunet dhe me qëndrimin unanim të dijetarëve. Allahu, thotë:

Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t’i rrihni ata me nga tetë-
dhjetë të rëna dhe atyre mos ua pranoni më kurrë dëshminë. Të tillët janë të pabesueshëm. Me përjashtim të
atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen. Vërtet Allahu është që shumë falë e mëshiron. ”
(En-Nur, 4-5)

Nëse një njeri i lirë i shpif një të martuari për kurvëri apo homoseksualizëm, meriton dënimin për shpifje, domethënë tetëdhjetë goditje. Ndërsa, nëse i shpif për diçka jashtë kësaj,meriton dënimin si vërejtje, domethënë ta’zir. Për këtë lloj të dënimit vendos ai që është shpifur, kështu, ajo nuk kryhet përveçse me kërkesën e tij. Por nëse ia fal, dënimi bie prej tij.Të gjithë juristët janë pajtuar rreth kësaj, sepse sundon e drejta e njeriut siç është me rastin e hakmarrjes apo pasurisë.Të tjerët thonë se dënimi nuk bie për shkak se sundon e drejta e Allahut, për shkak se nuk ka ngjashmëri siç është rasti me dënimet e caktuara me sheriat. Por, dënimi në këtë rast bëhet i detyrueshëm nëse njeriu i lirë dhe i martuar shpifetpër kurvëri, ndërsa ai është i dëlirë dhe i ndershëm.

Ndërsa, nëse është i njohur për shthurje, atëherë nuk do të dënohet ai që i shpif. Rasti i ngjashëm është edhe me mosbesimtarin apo robin, por atij që shpif do t’i tërhiqet vërejtja me një dënim më të vogël, përveç burrit të cilit i lejohet që të shpifë gruan e tij për kurvëri nëse nuk ka mbetur me barrë nga ajo kurvëri. Ndërsa, nëse mbetet me barrë dhe lind, ai ka të drejtë që ta shpifë për kurvëri dhe që të mohojë atësinë me qëllim që atij të mos i përshkruhet dikush që nuk është i tij.

Ndërsa, nëse e shpif për kurvëri, ajo mund të pranojë apo që ta mallkojë, këtë siç e ka përmendur Allahu në Kuran dhe në Sunet. Nëse ai që shpif është rob, në këtë rast ai meriton gjysmën e dënimit të njeriut të lirë, si me rastin e rrahjes për kurvëri apo për dehje. Kjo ëshë kështu për shkak se për robëreshat Allahu ka thënë:

“E kur të jenë të martuara ato, nëse bëjnë ndonjë punë të turpskme, ndëshkimi kundër tyre ësktë sa gjysma e atij të grave të lira (jo robëresha). ”
(En-Nisa, 25)

Por, nëse bëhet fjalë për ndonjë vrasje apo prerje, atëherë nuk ka dënim të përgjysmuar.

Marre nga Libri “Urtesia ne bindje ndaj Allahut”
Shejhul Islam Iben Tejmije.