13 pasojat e rrezikshme qe lene mekatet tek njeriu

0
2660

Në një çast të vetëm mund të shkatërrosh gjithçka ke ndërtuar deri atëherë. Pasi kishe filluar ta ndjesh ëmbëlsinë e besimit, qaje si përkushtim ndaj Zotit, e ndieje ëmbëlsinë që të fal adhurimi… për një çast i shkatërrove të gjitha këto, pasi u tregove i pavëmendshëm dhe re në gjynah.
Më poshtë do të flasim rreth pasojave të gjynaheve në jetën tonë:

1- Zemërojmë Zotin. Thotë Zoti në një hadith kudsij: “Unë jam Zoti që nuk ka tjetër veç Meje. Nëse robërit e Mi më binden, Unë kënaqem me ta. Kur kënaqem i bekoj dhe bekimet e Mia nuk kanë fund. Nëse i thyejnë urdhërat e Mi, zemërohem. Kur zemërohem mallkoj dhe mallkimi Im arrin deri në brezin e shtatë të fëmijëve.”

2- Të urrejnë dhe mallkojnë besimtarët. Thotë imam Shafi’iu: “Ruhuni që të mos u mallkojnë zemrat e besimtarëve pa e ndierë!” “Po si ndodh që ta mallkojnë zemrat e besimtarëve pa e ndierë?”- e pyeti dikush. Atëherë ai iu përgjigj: “Vepron ndonjë gjynah dhe Zoti i Madhërishëm të bën të urryer në mesin e besimtarëve.”

3- Nuk arrin që të marrësh dije. Thotë imam Shafi’iu:
“Iu ankova mësuesit mbi dijen e pakët.
Më tha: largohu nga gjynahet,
Se të mësuarit është dritë e Zotit Gjë që nuk i jepet gjynahqarit.”

4- Pakësimi i rizkut. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
“Njeriut i pakësohet rizku për shkak të një gjynahu që bën.” (Imam Ahmedi, 5/277)

5- Ftohje mes teje dhe Zotit. Për shkak të gjynaheve nuk të bëhet që t’i ngresh duart dhe ta lusësh Zotin. Kjo pasi zemra jote është larg Zotit.

6- Ftohje të marrëdhënieve mes teje dhe njerëzve. Këtë e sheh më mirë në marrëdhëniet e tua me familjen, fëmijët dhe njerëzit në përgjithësi.

7- Të errësohet fytyra. Thotë Abdull-llah ibn Abasi: “Gjynahet e nxijnë fytyrën, e errësojnë zemrën, e plogështojnë trupin, bëjnë që të të urrejnë njerëzit dhe të pakësojnë rizkun. Kurse veprat e mira të zbardhin fytyrën, të ndriçojnë zemrën, të japin dashuri të njerëzve, forcë fizike dhe të shtojnë rizkun.”

8- Gjynahet të largojnë nga adhurimet. Kërkon të bësh punë të mira, por gjynahet të mbajnë peng dhe nuk mundesh.

9- Gjynahet pasojnë njëri-tjetrin. Me të vepruar një gjynah, e ndien sikur një tjetër të thërret.

10- Nuk ke vlerë para Zotit. Thotë Zoti në Kur’an: “Dhe kë e poshtëron Zoti mik mund ta nderojë kush tjetër.” (El-Haxh: 18)
Kjo pasi ata nuk vlerësuan veten dhe Zoti nuk i vlerësoi. Nëse do e vlerësonin veten dhe do kërkonin të ishin fisnikë, Zoti do u jepte fisnikëri dhe do i mbronte nga gjynahet.

11- Errësirë në zemër. Sikur të veshësh rrobat më të bukura dhe më të shtrenjta, të udhëtoje me makinat më luksoze… gjynahet nuk do e linin zemrën tënde të ndriçojë.

12- Pakësimi i begative.

13- Pasoja e fumdit dhe më e rrezikshmja është që të tradhëton gjuha në momentet që ke më shumë nevojë, në momentet e vdekjes. Në ato çaste nuk mundesh të shqiptosh shehadetin. Të duket sikur janë ven- dosur mbi gjuhën tënde male që nuk të lënë t’i shqiptosh ato fjalë. Tregon një i ri se një herë po udhëtonte me një kolegun e tij në aerop- lan. Papritur kolegu i tij sëmuret dhe fillojnë t’i shfaqen shenjat e vdekjes. “Unë, – tregon ai,- përpiqesha ta bëj të thotë dëshminë, kurse ai më thoshte: “Më jep çantën e parave, më jep çantën.” – Nuk thoshte asgjë tjetër. Kur ngulmova si shumë për të shqiptuar shehadetin, më tha: “Mos u lodh se nuk e them dot, sa herë që mundohem ta them, sikur më lidhet gjuha dhe nuk e them dot.”
“O ju që keni besuar kijeni frikë Zotin dhe mos vdisni veçse duke qenë muslimanë.” (El-Bekare: 132)
Që të garantosh një vdekje si musliman, duhet të jetosh duke iu bindur urdhërave të Zotit, të jetosh si musliman. Qëllimi me këto që thamë nuk është që të frikësojmë kënd, por që të mësojmë si t’u rezistojmë gjynaheve. Diçka e tillë arrihet me:

1- Lutje dhe mbrojtje nga Zoti. Thuaji: O Zot, më ndihmo të largohem nga gjynahet që kam vepruar deri tani. Më bëj që t’u rezistoj, o Zot. Lute me këmbëngulje dhe do të shohësh se do të të ndihmojë.
2- Të jesh gjithmonë vigjilent ndaj grackave të shejtanit.
3- Të largohesh nga shoqëria e keqe.
4- Të kujtosh Zotin dhe të lexosh Kur’an.
5- Të marrësh pjesë në mësimet dhe ligjëratat fetare.

Pas gjynahut që bëri, Ademi [alejhis-selam] e ndiente se duhej të pendohej, por nuk e dinte çfarë të bënte. Për këtë ai filloi të vrapojë në xhennet. Në një hadith që e transmeton Hakimi, thuhet se Zoti e thirri: “O Adem, a po ikën prej Meje?” – Ademi [alejhis-selam] ia ktheu: “jo,
O Zot, por më vjen turp prej Teje.”

SHKEPUTUR NGA LIBRI “HISTORIA E PROFETEVE”