Muslimani beson se do të vijë një çast kur kjo botë do të shkatërrohet, do të vijë një ditë e fundit pas së cilës nuk do të ketë më ditë tjetër. Më pas do të fillojë jeta e përhershme, bota tjetër, ose Ahireti. Në këtë ditë, Allahu do të ringjallë të gjitha krijesat për t’i marrë në gjykim. Punëmirët do t’i shpërblejë me Xhenet, ndërsa punëkëqijtë do t’i ndëshkojë me dënim poshtërues në zjarrin e Xhehenemit.
Muslimani beson se Dita e Fundit paraprihet nga disa shenja, si: dalja e Dexhalit, dalja e jexhuxh- maxhuxhëve, ardhja e Isait, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, dalja e një kafshe nga toka, lindja e diellit nga perëndirru. etj.. Më pas, do t’i fryhet bririt (surit) për shkatërrimin e çdo krijese, dhe do t’ë fryhet për së dyti për ringjalljen dhe daljen para Zotit të botëve. Pastaj njerëzii marrin librat e punëve të tyre nga e djathta ose nga e majta, sillet Peshoija e punëve, jepet llogaria, vendoset Ura e Siratit mbi Xhehenem dhe në fund. banorët e Xhenetit stabilizohen në të, ndërsa banorët e Xhehenemit zënë vend në të. çka thamë, bazohet në argumentet e mëposhtme:
Nga tekstet hyjnore të transmetuara
Allahu i Madhëruar na e ka përshkruar atë ditë në shumë ajete:
“çdo gjë që është në të (në tokë, atë ditë) është zhdukur dhe do të mbetet vetëm Fytyra e Madhëruar dhe e Nderuar e Zotit tënd!”
(Rrahman: 26- 27).
“Ne, asnjërit para teje (Muhamed), nuk i dhamë jetë të përhershme. E nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?! çdo krijesë do ta shijojë vdekjen. Në shenjë sprove ju tundojmë me të këqija dhe të mira, dhe dijeni se te Ne do të ktheheni.” (Enbija: 34- 35).
“Jobesimtarët pretenduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaju: “Po, pasha Zotin tim, pa tjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar dhe kjo për Ailahun është lehtë!” (Tegabun: 7).
“A nuk e dinë ata (jobesimtarët) se kanë për t’u ringjallur në një Ditë të Madhe, ditën kur njerëzit do të ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.” (Mutafifin: 4- 6).
“…dhe t’u tërheqësh vërejtjen për Ditën e Tubimit (Kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. (Atë ditë) Një grup (do të jetë) për në Xhenet, kurse një grup për në Zjarr.” (Shura: 7).
“Kur toka të dridhet me dridhjen e saj të fuqishme dhe të nxjerrë atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda), kur njeriu të thotë: “Ç’ka kjo (që dridhet kështu)?!” Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta, sepse Zoti yt kështu e ka urdhëruar. Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre. Kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë, dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.” (Zelzele).
MINHAXH EL MUSLIM
EBU BEKER EL XHEZAIRI