Si te kontrrollosh epshin?

0
2931

Kam vënë re se shpirti anon nga epshet më shumë seç duhet, aq sa kur anon merr me vete edhe zemrën, mendjen dhe trurin, e kështu njeriut vështirë se mund t’i bëjë dobi këshilla.
Një ditë bërtita kur shpirti ishte dhënë tërësisht pas epshit dhe thashë: “Ç’të gjeti?! Prit një çast sa të të them disa fjalë, e pastaj bëj çfarë të duash.” -Fol, se po të dëgjojmë tha.
-Thashë: “Tashmë është e ditur se ti anon pak nga epshet e paqortueshme, kurse pjesa më e madhe e animit tënd është nga epshet e ndaluara.

Unë po t’i shpjegoj që të dyja rastet, mbase kështu do ta shohësh të ëmblën si të hidhur. Përsa i përket epsheve të paqortueshme, ato janë të lira për ty, vetëm se rruga për t’i shijuar është e vështirë, sepse pasuria nuk mund t’i plotësojë, fitimi nga puna nuk i mbulon të tëra dhe koha e çmuar shkon kot me të tilla gjëra. Pastaj, zemrat angazhohet e tëra me to (epshet e paqortueshme), kur ato plotësohen dhe gjatë plotësimit të tyre, ndihet i frikësuar se mos i humbet.
Pastaj, epshet e paqortueshme kanë aq mangësi, sa nuk mund t’i fshihen një njeriu me mend.
Nëse janë ushqim, mbingopja do t’i shkaktojë sëmundje, e nëse është një person, ose do të velitet, ose do të ndahet prej tij, ose do të ketë edukatë të keqe.
Pastaj, marrëdhëniet bashkëshortore më të shijshme janë ato ku trupi shpërfillet më tepër, e të tjerë shembuj si këto.
Kurse përsa i përket epsheve të ndaluara, ato përfshijnë ato të paqortueshmet që sapo përmendëm, vetëm se ato janë një e metë e nderit, pritet prej tyre një dënim në dynja dhe skandal, ka një kërcënim për to në Botën tjetër dhe janë të frikshme sa herë që i penduari i përmend.

Tek forca e mposhtjes së epshit gjen një kënaqësi që është më e fortë se çdo kënaqësi tjetër. A nuk e ke parë se çdo njeri i mposhtur nga epshi, është i poshtëruar? Sepse ai është i sunduar, në kundërshtim me mposhtësin e epshit, i cili është zemërfortë dhe krenar që e ka mposhtur atë.

Kujdes, shumë kujdes nga shikimi i joshjes me sy të mirë, si shembulli i hajdutit kur merr pasurinë nga arka dhe nuk e shikon këtë veprim me syrin e të menduarit rreth prerjes së dorës.
Njeriu le të hapë sytë e mendjes për të paraparë pasojat, le të ketë kujdes nga përmbysja e kënaqësisë në shqetësim, nga zmbrapsja e saj nga të qenit kënaqësi për shkak të velitjes, apo prej mangësive të tjera (që e karakterizojnë), apo nga ndëprerja e saj për shkak të mospëlqimit të njeriut të dashur për të bërë shoqëri dhe si pasojë, gjynahu bëhet si ajo çapa e parë që e kapërdin i urituri. Qenin nuk e mbyt uria, por oreksi për ushqimin.
Kështu, njeriu le të kujtojë kënaqësinë e mposhtjes së epshit, duke e shoqëruar me meditimin rreth dobive të durimit ndaj tij. Ai që gjen mbështetje për ta realizuar një gjë të tillë, paqja do të jetë shumë pranë tij.

Gjuetia e Meditimeve
Abdurrahman ibn Xheuzi

xhamiambret.com