Tre vepra nuk do të futen në peshoren e veprave të mira në Ditën e Kiametit sepse do të jenë shumë të mëdha, e ato janë:
1- Durimi.
Allahu, subhanehu ve teala, thotë:
ﺇِﻧَّﻤَﺎ ﻳُﻮَﻓَّﻰ ﺍﻟﺼَّﺎﺑِﺮُﻭﻥَ ﺃَﺟْﺮَﻫُﻢْ ﺑِﻐَﻴْﺮِ ﺣِﺴَﺎﺏٍ
“… ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!”. (Ez-Zumer: 10). D.m.th nuk e ka caktuar sasinë e shpërblimit.
2- Falja njerëzve.
Allahu, subhanehu ve teala, thotë:
ﻓَﻤَﻦْ ﻋَﻔَﺎ ﻭَﺃَﺻْﻠَﺢَ ﻓَﺄَﺟْﺮُﻩُ ﻋَﻠَﻰ ﺍﻟﻠَّﻪِ
“… e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu …”. (Esh-Shura: 40).
3- Agjërimi
Na rrëfen Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Allahu, tebareke ve teala, ka thënë:
“Çdo vepër e njeriut është për te përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë e shpërblej për te”. (Buhariu dhe Muslimi).
Andaj agjëroni, duroni dhe falni!
Allahu na bëftë të këtillë! Amin!
Nga hoxhe Bekir Halimi.