Thenie te mencura nga Ibn Kajim

0
428

Një porosi e artë nga Imam Ibën Kajimi, rahimehullah

“Koka e devotshmërisë dhe bamirësisë është: sinqeriteti në zbatimin e të vërtetës. Askush nuk mund të triumfoj karshi Allahut, andaj ai që është me Allahun, a mund të triumfoj kundër tij, ose ti bëjë ndonjë të keqe. Nëse një njeri ka Allahun me vete, prej kujt duhet të frikesohet, e nëse nuk e ka Allahun me vete prej kujt duhet të shpresoj, e kujt duhet ti besoj dhe kush do ta ndihmon përveç Tij.
Nëse një besimtar e zbaton të vërtetën ndaj të tjerëve, por fillimisht ndaj vetes dhe këtë vepër e bën për hir të Allahut dhe me ndihmën e Allahut, askush nuk mund ti del përpara. Madje nëse edhe qiejt, toka dhe kodrat i bëjnë kurthe, atij do t’i mjaftojë Allahu dhe do ti japi zgjidhje dhe rrugëdalje.
Besimtari dështon për shkak të mangësive në këto tre gjërat ose në dy prej tyre, ose në njërën prej tyre.
Ai që vepron për të kotën, nuk ndihmohet nga Allahu, e nëse i vjen ndonjë ndihmë anësore, është ndihmë pa përfundim, pra ndihmohet një kohë të caktuar dhe kjo vepër nuk ka ndonjë përfundim pozitiv. Pas kësaj ai humb dhe dështon, e mbetet i dështuar dhe i nënçmuar.
Nëse një besimtarë mundohet të thërras në të vërtetë, mirëpo këtë vepër nuk e bën për hir të Allahut, por e bën për të fituar lavde, falënderim apo shpërblim prej njerëzve, ose qëllimi kryesor i tij është arritja te një synim i kësaj bote, kurse kjo që bën është mjet për të arritur te ky synim, ky njeriu nuk ka garantuar ndihmën e Allahut, sepse Allahu i ka garantuar ndihmën dhe fitoren vetëm atij që flijon në rrugën e Tij dhe lufton për të qenë Fjala e Allahut më e Larta, e jo për atë që e bën këtë veprim për vetveten ose epshin dhe pasionin e tij. Ky njeriu nuk është nga të devotshmit e as nga bamirësit. Nëse i vjen ndonjë ndihmë i vjen aq sa ka të vërtetë me te, sepse Allahu vetëm të vërtetën e ndihmon. Nëse ndodh që pushtetin ta kenë ithtarët e te kotës, kjo ndodh për shkak dhe aq sa do të kenë durim në veprimet e tyre. Durimtari çdo herë del triumfues e nëse ky durimtari është edhe ithtar i të vërtetës, atëherë del triumfues dhe me përfundim të mirë”. (“A’lamul-Muvekiin”, 2/178).

/xhamiambret.com/