Teuhidi është çelësi i Xhenetit!

0
382

Teuhidi është çelësi i Xhenetit!
Xhabiri radijALlahu anhu, ka thënë:
Erdhi një burrë tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, cilat janë dy detyrimet?!”
Ai, salAllahu alejhi ue selem, tha:
• Kush vdes dhe nuk i bën Allahut shirk asgjë, do të hy në Xhenet;
• Dhe kush vdes duke i bërë Allahut shirk, do të hy në zjarr!
| Muslimi 93 |.

Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Meqë shirku është ndër tre regjistrat, më i rëndi tek Allahu i Plotfuqishëm; është bërë haram Xheneti për pasuesit e tij (shirkut), prandaj nuk do të hy në Xhenet ai që bën shirk.
Por, do të hyjnë pasuesit e Teuhidit, sepse Teuhidi është çelësi i dyerve të tij. Kështu që, ai që nuk posedon çelës nuk do t’i hapen dyert e tij (xhenetit). Gjithashtu, ai që me vete e sjell çelësin pa dhëmbëzor, nuk do të mund ta hapë me të.”
| Burimi: elUebilus-Sajjib f.41 |.

Sqarim: “Çelësi pa dhëmbëzor” nënkupton kushtet e fjalës La ilahe il-lAllah.
Përktheu: B. Gj.

Subscribe