Sjellja me butesi ndaj njerezve

0
671

17. Transmeton Ibën Abbasi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] i ka thënë Eshexh ibën Abdulkajsit: “ti i posedon dy cilësi të cilat i do Allahu: sjellja e butë dhe maturia.” (Transmeton Muslimi)

Allahu thotë:

“ata që e frenojnë mllefin, që u falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit.” (Ali Imran – 134) dhe “Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për të mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.” (A’raf – 199)

Është thënë se sjellja e butë  është gllabërimi i mllefit. Gjithashtu sjellja e butë është si: frenimi i vetes në raste kur kritikohet apo sulmohet, për të mos rënë në atë që s’është e dëshiruar. Sjellja e butë përfshinë njohjen e drejtë, durimin, maturinë, përmbajtjen kurse nuk është bashkuar një gjë me një tjetër më bukur se sa falja e gabimit me mundësinë për hakmarrje.

Në një fjalë të urtë thuhet: nuk është i butë ai që kur i bëhet padrejtësi sillet me butësi e kur t’i jepet mundësia hakmirret por i butë është ai i cili kur i bëhet padrejtësi sillet me butësi kurse kur i jepet mundësia për t’u hakmarrë ia falë.

Dijetari Damre ka thënë: sjellja e butë  është shkallë më e lartë së mendja (logjika) sepse Allahu  është quajtur me këtë emër (El Halim) dhe kjo e bën më të lartë, pastaj nuk është quajtur me këtë emër në Kur’an përveç Ibrahimit dhe Ismailit alejhima selam, Allahu  thotë:

“S’ka dyshim, Ibrahimi ishte shumë i ndieshëm dhe i butë.” (Teube – 114), gjithashtu për Ismailin alejhis selam thotë: “Ne e gëzuam atë (Ibrahimin) me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm). (Saffat – 101)

Njeriu me sjellje të butë është me pozitë të lartë, i lavdëruar, veprat e tij janë të pranuara. Sjellja e butë është më e bukur se çdoherë atëherë kur rrjedh nga ai që ka mundësi për t’u hakmarrë. Që këndej, konkludojmë se sjellje të butë e të mirë ka ai i cili Pejgamberin [salallahu alejhi ve sel-lem] e merr shmbulltyrë, prijës në çdo cilësi të moralit, stoliset me to, ec rrugës së tij dhe me këtë Allahu [subhanehu ve teala] i jep të mira të shumta kurse në botën tjetër shpërblime të panumërta.

Transmeton Abdullah ibën Mes’udi [radijallahu anhu] i cili thotë: “ditën kur Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ndau plaçkën e luftës së Hunejnit, një prej Ensarëve tha: kjo ndarje nuk është bërë për hir të Allahut. Abdullah ibën Mes’udi thotë: shkova te Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] dhe pasi e lajmërova për këtë fjalë iu ndërua fytyra e pastaj tha: Allahu e mëshiroftë Musain, është dëmtuar edhe më shumë se kjo mirëpo ka duruar.” (Transmeton Buhariu). Mendo vëlla i nderuar si ka bërë durim Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] dhe është sjellë butë me këtë njeri prej Ensarëve.

Transmetohet se dy njerëz vurën bast nëse munden të zemërojnë Ahnefin. Njëri prej tyre shkoi te Ahnefi dhe i shprehi dëshirën për t’u fejuar me nënën e tij. Ahnefi tha: nuk po të refuzoj për të të nënçmuar e as për atë se s’dua të të bëj dhëndër, mirëpo për shkak se nëna ime ka shumë vjet kurse ti ke nevojë për një grua të re që dashuron dhe që lind, që mëson nga morali yt dhe përfiton nga sjellja yte. Tash kthehu te shokët dhe lajmëroi se nuk më ke zemëruar!

Një njeri tjetër shkoi te Muaviju [radijallahu anhu] për të kërkuar prej tij që të fejohet me nënën e tij. Muaviju [radijallahu anhu] e pyeti: ç’të shtyri të interesohesh për nënën time kur e di se ajo është e shtyrë në moshë? Ai tha: po, kam dëgjuar se ajo është e shtyrë në moshtë! Muaviju përsëri i tha: ndoshta ke patur për qëllim që të zemërosh zotëriun e fisit Temim (e ka për qëllim veteveten)? Ai u përgjigj: po, e Muaviju ia ktheu: shko se nuk mundesh!

Një njeri e shau Ebu Dherrin [radijallahu anhu] e ai i tha: mos vazhdo të më shashë dhe lër vend për pajtim sepse ne nuk ia kthejmë atyre që bëjnë mëkate Allahut duke na sharë me më shumë se sa të rrespektojmë Allahun.

Subscribe