Muslimani kur zgjohet nga gjumi, e përkujton Allahun e Lartêsuar duke thênê:
الحمد الله الذي أحيانا بعد ما أماتنا وإليه النشور
Elhamdu lila hil ledhi ahjana ba’de ma ematena ue ilejhin nushur
” I falënderuar qoftë Allahu, i Cili na ringjalli pasi na e mori shpirtin!
Në dorën e Tij është ringjallja.”
Argument për këtë:
Transmetohet nga Hudhejfe ibnul Jemani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i cili ka thënë: ” Pejgamberi,- alejhi selam,- kur zgjohej nga gjumi thoshte: ” I falënderuar qoftë Allahu, i Cili na ringjalli pasi na e mori shpirtin!
Në dorën e Tij është ringjallja.”
(Shejh Albani thotë se hadithi është Sahih).
Nga arabishtja: Suad B. Shabani