Ngacmimet e shejtanit

0
1889

Përcillet nga Ebu Hurejra se Profeti(paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të )i ka thënë:” Njerëzit nuk do të pushojnë të të pyesin o Ebu Hurejra madje do të thonë. Ky është Allahu(po e besojmë si Krijues)po kush e krijoi Allahun? Derisa isha në xhaminë e Profetit(paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të )erdhën disa njerëz të panjohur dhe më pyetën? O Ebu Hurejra. Ky është Allahu9që na krijoi neve)po kush e krijoi Allahun? Ai atëherë mori disa guraleca dhe i gjuajti me ta duke thënë: Ngrihuni ngrihuni se të vërtetën e ka thënë i dashuri ynë (që më ka paralajmëruar):”Muslimi
Gjithashtu përcillet nga Ebu Hurejra se ka thënë Profeti(paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të ):”Njerëzit pa ndërprerje do të pyesin për diturimandje do të thonë: Ky është Allahu(që na krijoi neve) e kush e krijoi Allahun? Ka thënë ai(Ebu Hurejra)e mori përdore një njeri dhe i tha. Të vërtetën e ka thënë Allahu dhe i dërguari i Tij se kështu më ka pyetur një njeri e ky është i dyti:” Muslimi

Si të reagojmë kur na vete në mendje kjo pyetje?

Aishja përcjell se Profeti(paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të )ka thënë :” Dikujt prej jush i vjen shejtani dhe e pyet. Kush të krijoi ty? Allahu do të përgjigjet njeriu. Pastaj shejtani pyet: E kush e ka krijuar Allahun? Kur dikush nga ju e gjenë këtë gjë tek vetja le të thotë:Amentu bil-lahi ue Resuli(Besoj në Allahun dhe në të dërguari e eTij)dhe kjo do t’i dëbojë nga ai këto përshpëritje:” Ahmedi Sahih

Përcillet nga Ebu Hurejra se Profeti(paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të ):” Dikujt prej jush i vjen shejtani dhe i thotë: Kush e ka krijuar këtë. Kush e ka krijuar atë? E kështu me radhë derisa pyet: Kush e ka krijuar Zotin tënd? Kur të vijë ai deri tek kjo pyetje, njeriu le të kërkojë mbrojtje nga Allahu dhe le ta ndërpresë:” Buhariu Tek përcjellja e Ebu Dautit dhe Nesaiut të thotë deri në fund suren Iklas dhe pastaj të pështyjë tri herë në anën e majtë dhe kërkoni mbrojtje. Allahu t’ju mbrojë nga cytjet e shejtanit.
Ndërsa tek Nesaiu thuhet : Le të kërkojë që Allahu ta mbrojë nga shejtani dhe sprovat.
Hadithet janë të sakta

xhamiambret.com