Prijesi i besimtareve ne hadith, Muhamed bin Islamil el Buhari ne sahihun e tij thote:
Kapitulli i vendosjes se dates kalendarike:
Na ka treguar Abdullah bin Mesleme, ky nga Abdul Azizi e ky nga babai i tij e ky nga Sehl ibn Seadi i cili ka thene: “Ata nuk e llogariten (fillimin e kalendarit) me diten kur u dergua Profeti, e as me diten ku ai nderroi jete, perkundrazi llogariten diten e mberritjes se tij ne Medine.”Ibn Haxheri ne librin e tij Fet’hul Bari duke e komentuar kete hadith thote: Disa hodhen mendimin qe llogaritja e kalendarit te fillonte me diten e Hixhretit te Profetit alejhi selam dhe kjo ishte shume e pershtatshme, sepse thane: Gjerat te cilat jane te pershtatshme dhe eshte rene dakort jane kater: Lindja e tij (Profetit), dergimi i tij si Profet, Hixhreti dhe vdekja e tij. Ata e pane me te arsyeshme qe ta fillonin nga hixhreti sepse si lindja ashtu dhe koha kur eshte derguar si profet do te kishte mospajtime per daten e sakte se kur kane ndodhur.
Nga ana tjeter fillimi i kalendarit me daten e vdekjes se tij nuk ishte i pershtatshem prandaj e lane per arsye se ajo do u kujtonte atyre pikellimin e asaj dite. Keshtu qe vendosen ta llogarisin me Hixhretin qe beri Profeti alejhi selam. Arsyeja qe e ndryshuan nga muaji Rabiul Euel per ne muajin Muharem eshte se fillimi i pergatitjes per hixhret ndodhi qe ne muajin Muharrem sepse besatimi ndodhi ne muajin Dhul Hixheh e cila konsiderohet fillimi i Hixhretit. Hena e re qe pasoi kete beslidhje dhe qellimin per te bere hixhret ishte muaji Muharrem prandaj ishte shume e favorshme qe te fillohej me te. Ky eshte mendimi me i forte te cilin kam lexuar per arsyen e fillimit te kalendarit me muajin Muharrem.
Rreth arsyes se pse Omeri vendosi kalendarin islamik jane permendur disa si psh ajo qe transmeton Ebu Nuajm Fadel bin Dukejn ne historine e vet nga Hakimi eky nga Shabiu se Ebu Musa i kishte shkruar Omerit duke i thene: Letrat qe na vijne prej teje nuk kane date. Omeri i mblodhi njerezit dhe ata filluan te japin mendime, dikush tha: Filloje kalendarin me kohen kur u dergua Profeti, disa te tjere i thane: filloje kalendarin me hixhretin e Profetit. Omeri tha: Do e fillojme me kohen e hixhretit sepse ai ndau mes te vertetes dhe te kotes. Kjo ndodhi ne vitin 17 Hixhri. Kur rane dakort disa thane ta fillojme me muajin e ramazanit por Omeri tha: Perkundrazi do e fillojme me muajin Muharrem sepse ne ate muaj njerezit shperndahen nga haxhi dhe keshtu rane dakort.
Perktheu Fatjon Isufi