Në Zjarr, kam frikë se nuk do të mbetet njeri pa hyrë!

0
276

Ëngjëlli Xhibril tha: Në Xhenet, kam frikë se nuk do të hyjë askush!
Në Zjarr, kam frikë se nuk do të mbetet njeri pa hyrë! 😔
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell se Profeti (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
‘‘Kur Allahu e krijoi Xhenetin (Parajsën), i tha Xhibrilit (kryeëngjëllit): Shko dhe shikoje!
Pasi shkoi dhe e pa, u kthye dhe tha: Zoti im, betohem në Krenarinë Tënde se, kushdo që do të dëgjojë për Xhenetin, ka për të hyrë në të!
Pastaj Allahu e rrethoi Xhenetin me vështirësi dhe i tha Xhibrilit: Shko përsëri dhe shikoje!
Pasi shkoi dhe e pa, u kthye dhe tha: Zoti im, kam frikë se nuk do të hyjë në të askush!
Më pas, kur Allahu krijoi Zjarrin (Ferrin), i tha Xhibrilit: Shko dhe shikoje!
Pasi shkoi dhe e pa, u kthye dhe tha: Zoti im, betohem në Krenarinë Tënde se, askush që do të dëgjojë për Zjarrin, nuk ka për të hyrë në të!
Pastaj Allahu e rrethoi Zjarrin me epshe dhe gjëra të dëshiruara dhe i tha Xhibrilit: Shko përsëri dhe shikoje!
Pasi shkoi dhe e pa, u kthye dhe tha: Zoti im, kam frikë se nuk do mbetet njeri pa u futur në të!’’
Sahihul Xhami’ : 5210

Mirandi Shehaj