Mekatet sjellin mekate.

0
839

Mëkatet sjellin njëra-tjetrën dhe njeriu e ka të vështirë të largohet prej tyre. Disa dijetarë kanë thënë se kur e keqja pasohet nga një e keqe tjetër, atëherë kjo tregon se është dënim. Kurse, kur e mira pasohet nga një e mirë tjetër, atëherë kjo tregon se është prej shpërblimit, sepse kur njeriu bën një punë të mirë, ajo punë që qëndron në krah të saj, i thotë: “Më bëj edhe mua!”
Nëse njeriu e bën edhe punën e dytë, atëherë e treta thotë të njëjtën gjë e kështu me radhë, derisa shumëfishohen të mirat. Një gjë e tillë ndodh edhe me veprat e këqija. Nëse besimtari nuk kryen vepra të mira, ai ngushtohet shpirtërisht dhe e ndien veten si peshku që braktis ujin, derisa të kthehet përsëri në të, për të qenë i qetë dhe i kënaqur.

Ndërsa, kur krimineli e braktis mëkatin dhe kthehet tek adhurimi, atij i ngushtohet gjoksi e i këputen krahët, derisa t’i kthehet përsëri. Shumë njerëz që kryejnë mëkate të mëdha, e bëjnë këtë gjë pa ndjerë asnjë kënaqësi, përkundrazi ndiejnë dhimbje kur ndahen prej këtyre mëkateve. Këtë të vërtetë e ka pranuar edhe vetë Hasan Bin Hani’i (prijësi i popullit të tij), i cili ka thënë:

E piva me ëndje të madhe gjer në fund një gotë,
me tjetrën prej saj u shërova nëpër afsh të ngrohtë.

Sëmundje qe ajo, por dhe ilaç për mua, siç pijanecin e shëron një gotë verë në duar.
Kështu, njeriu vuan për adhurimin, e bën zakon dhe e do mbi gjithçka tjetër. Për këtë, Allahu me mëshirën e Tij, i dërgon engjëjt që e nxisin me forcë drejt këtij adhurimi. Në të kundërt, njeriu vazhdon t’i bëjë zakon mëkatet, t’i dojë dhe t’i preferojë ato mbi gjithçka tjetër, saqë Allahu i dërgon Shejtanët për ta nxitur drejt tyre.
I pari forcon ushtarët e adhurimit të tij, derisa ata i bëhen ndihmës të ngushtë, kurse i dyti forcon ushtarët e mëkateve, derisa ata i bëhen ndihmës në kryerjen e mëtejshme të këtyre mëkateve.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “SEMUNDJA DHE ILACI”
IBN KAJIM EL XHEUZIJE.

Subscribe