Leon Tols­toji dhe feja e tij.

0
449

Feja e Tolstojit

Broshura e poetit të famshëm botëror Leon Tols­tojit e titulluar Muhamed, posedon një varg specifikash. Së pari, vepra në fjalë është shkruar në Rusinë krishtere edhe atë gjatë periudhës së shtypjes, gjegjësisht në vitin 1909. Pra, përmbledhjen e haditheve e bëri njëri nga poetët më të njohur të Rusisë dhe të botës, Leon Nikollaeviç Tolstoji. Këtë njeri të pasur e njohim përmes orvatjeve të tij për të arritur deri te bindjet stabile dhe të drejtat fetare. Për dallim nga disa të tjerë, Tolstoji nuk ishte ai që bënte ndarje shoviniste fetare. Animi kah e drejta dhe mosdhënia e rëndësisë vlerave të kësaj bote, atë e afroi te e vërteta fetare.

Mendojmë se kjo vepër të cilën Leon Tolstoji e bëri nga ndjenjat mahnitëse ndaj Muhammedit alejhisselam dhe fesë islame.

Këtë vepër Tolstoji e publikoi gjatë periudhës së Mbretërisë Ruse në vitin 1909, edhe atë së bashku ne disa vepra të tjera. Me këtë vepër Tolstoji e njoftoi lexuesin rus me hadithet e Muhammedit alejhis- selam. Me dëshirë mund të themi se përmes vepra te të këtilla, ai ndikoi në mendimin dhe në edukimin fetar rus. Tolstoji konsiderohej besimtar në Rusinë e asaj kohe. Atë e shihnin si ithtar të Muham­medit sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe të ideve të tij të cilat mbështeteshin në fuqinë Hyjnore, gjë e cila e zmadhoi ndikiinin e librave të tij.

Përderisa në periudhën e Bashkimit të Republi- kave Socialiste Sovjetike, veprat e Tolstojit vazhdi- misht ribotoheshin, për ndonjë shkak të panjohur, vepra “Hadithet e Muhammedit të cilët nuk gjenden në Kur’an” nuk është botuar. Në vitet e para të BRSS-së njerëzve përmes dhunës iu është imponuar ateizmi, gjegjësisht “letërnjoftimi ateist”. Për shkak të mos- pranimit të kësaj karte të identitetit, në vitin 1938 në Rusi janë ekzekutuar një numër i madh njerëzish. Në këtë periudhë as që është mundur të pritet ndonjë përjashtim për Tolstojin.

Këtu do të përmendim vetëm një shembull të censurës ateiste ruse: në vitin 1978 (shtatëdhjetë vite pas publikimit të parë të kësaj vepre) në revistën më të lexuar dhe me tirazh më të madh të quajtur Azer- bajxhan në Republikën Azerbajxhan, pati një orvatje që krahas disa pjesëve të kësaj broshure të Tolstojit, që planifikohej të botohet në revistën e lartpërmendur, të inkorporohet edhe letra e bashkëshortes së një gjenerali me prejardhje turke, J. Vekilova e cila ia kishte dërguar Tolstojit. Ata kërkuan që në revistë të publikohet letra e J. Vekilovës e përkthyer në gjuhën azeri-turke. Shoqata për censurë në Baku nuk lejoi botimin dhe publikimin e kësaj letre. Shkaku ishte se një poet i madh sikur Tolstoji, kishte shprehur mendimet e larta dhe fjalë miradije për fenë islame dhe për Muhammedin sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Për këtë arsye, redaktori i Azerbajxhanit kishte pritur për publikim dhe pas një kohë kishte kërkuar leje nga broshura e Tolstojit të titullohet me titullin “Muhammed”.

Dëshirojmë të flasim edhe për një çështje. Në Rusi ishte një grua e cila e kishte pranuar islamin. Ajo quhej Valerija Porohova. Ishte e martuar për një arab dhe me bashkëshortin e saj jetoi në Arabinë Saudite plot njëmbëdhjetë vjet. Gjatë kësaj periudhe kohore ajo mësoi shumë gjëra rreth besimit islam, e kështu kaloi në Islam. Si muslimane e devotshme, Valerija Porohova vendosi që ta përkthejë Kur’anin në gjuhën ruse, gjë të cilën e realizoi me sukses. Ky përkthim iu pëlqeu mjaft teologëve, ndërsa në me­dia Porohova nuk harronte që ta përmend Tolstojin dhe simpatinë e tij ndaj islamit.

Ndër të tjera, në mediat ruse ajo deklaronte se Leon Tolstoji para vdekjes e kishte pranuar islamin dhe kishte lënë një porosi që të varroset sipas nor- mave islamike, gjegjësisht si musliman. Qeveria So- vjetike një kohë të gjatë ishte munduar që ta fshehë këtë realitet. Zonja Valerija Porohova ishte ajo e cila me guxim e hulumtoi këtë informatë e më pas arriti që ta publikojë këtë çështje. Sipas deklaratës së saj, Tolstoji është varrosur konform rregullave islame. Vetë fakti se në varrin e tij nuk ekziston kryqi si simbol i krishterimit, flet për një realitet të tillë.

Për popullin rus e veçanërisht për intelektualët dhe shkencëtarët rus, Leon Tolstoji ishte një perso- nalitet që gëzonte famë dhe respekt. Kalimi i tij në islam në vetëdijen e shoqërisë ruse ka mundur të nxisë simpati të fuqishme ndaj islamit si fe dhe si kulturë. Prandaj, ky realitet është mbajtur në fshehtësi. Shteti rus nuk ka lejuar që të publikohet se një poet i famshëm, siç ishte Tolstoji, ka kaluar në islam. Ky ishte edhe shkaku se për çfarë arsye broshura e tij “Muhammed” një kohë të gjatë ka qenë e fshehur nga njerëzit.

Përzemërsisht e falënderojmë dr. Arif Arsllanin i cili me kujdes i studijoi hadithet e përmendura në këtë libër, me këtë edhe të gjitha ato tema që kanë të bëjnë me islamin. Po ashtu e falënderojmë edhe për mundin qe e ofroi në përkthimin e këtij teksti në gjuhën turke, madje edhe ndihmoi në botimin e të njëjtit në Turqi.

Prof. Dr. Telman Hurshidoglu Alijev Vakëf Tehmezoglu Halilov Baku – Azerbajxhan

Shkeputur nga libri “Tolstoi per Muhamedin alejhi selam”

Subscribe