Koha kur duhet te jepet Zekatul Fitri?
Ibn Bazi ka thene:
“Zekati I fitrit duhet te jepet ne diten 28, 29, 30, naten e Bajramit dhe mengjesin e Bajramit para se te kryhet falja e namazit te Bajramit.”
[El Fetaua 32/14-33].
Zekatul-fitri bëhet obligim të jepet me perëndimin e diellit në natën e fitër Bajramit, ndërsa sa i përket kohës kemi kohë kur lejohet dhe koha kur është më e mirë të jepet.
Sa i përket asaj se prej kur lejohet të jepet është një ose dy ditë para fitër Bajramit sepse kështu vepronte Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe të tjerë prej shokëve të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Ndërsa koha me e preferuar e dhënies së tij është të jepet pas perëndimit të diellit natën e fitër Bajramit deri pak para namazit të fitër Bajramit. Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë:” Na ka urdhëruar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ta japin zekatul-fitrin para se te dalin njerëzit për ta falur namazin (e Bajramit).” – Nafiu-Allahu e mëshiroftë thotë: Ibn Omeri e jepte një ose dy ditë para ditës së fitër Bajramit. – Ndërsa në versionin tjetër Nafiu-Allahu e mëshiroftë thotë: Ibn Omeri ua jepte zekatul-fitrin atyre që e pranonin atë ,një apo dy ditë para ditës së fitër Bajramit.[5] Po ashtu fjala e Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë:” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e bëri obligim zekatul-fitrin, pastrim të agjëruesit nga fjalët e kota dhe ushqim për të varfurit.
Ai i cili e jep këtë sadaka para namazit të Bajramit i pranohet (si zekatul-fitër) ndërsa ai i cili e jep pas namazit të Bajramit i quhet vetëm sadaka.”
Thotë Ibn Kajjimi-Allahu e mëshiroft: Nga këto hadithe kuptojmë që nuk lejohet të nxirret sadekatul fitri pas namazit të bajramit.
Kurse Ibn Tejmije-Allahu e mëshiroftë thotë: Nëse vonohet sadakatul fitri pas namazit të bajramit personi obligohet ta paguaj atë edhe më vonë dhe asesi nuk lirohet nga ky obligim me kalimin e kohës.
Madje tjerë nga dijetarët kanë thënë: Fukahatë janë dakorduar që sadekatul fitri nuk i falet atij që e vonon dhe se ajo ngel borxh deri sa ta lanë atë borxh, njëherit edhe vonesa është haram dhe se vonuesi ka bërë një haram nëse e ka vonuar me pa arsye të pranuar.