A lejohet dhënia e zekatit të fitrit në dhjetë ditët e para të Ramazanit?

0
222

🌴 A lejohet dhënia e zekatit të fitrit në dhjetë ditët e para të Ramazanit?
✍ Shejh Ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftë- thotë:
“Zekati i fitrit quhet kështu, sepse ndërprerja e agjërimit është shkak për të.
Pasi ndërprerja e agjërimit të
Ramazanit është shkak i kësaj lëmoshe, atëhere kjo lëmoshë duhet të jetë në një kohë me ndërprerjen e agjërimit e jo para saj.
Koha më me vlerë për të dhënë këtë zekat është dita e bajramit, para namazit te bajramit.
Por lejohet të jepet një ose dy ditë para bajramit, për shkak të lehtësimit që i ofrohet dhënësit dhe marrësit. Ndërsa të jepet para kësaj kohe, mendimi më i saktë është se nuk lejohet.
Nga kjo kuptojme se dhënia e sadakatul fitrit ka dy kohë:
💢 kohë në të cilën lejohet d.m.th. një apo dy ditë para Bajramit.
💢 koha më me vlerë d.m.th. ditën e Bajramit para namazit.
🚫 E sa i përket vonimit të tij deri mbas pas namazit, nuk lejohet dhe nuk e shlyn këtë sadaka.
✨ Për këtë bazohemi në hadithin që e transmeton Ibn Abazi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- :
” Kush e jep atë para namazit, ai është zekat i pranuar, e kush e jep pas namazit, ajo është si çdo sadaka tjetër.” (Ibn Daudi 1609 dhe Ibn Maxhe 1827 )
⚡️ Prej kësaj bën përjashtim rasti me njeriun , i cili nuk e ka ditur se është ditë Bajrami, sikurse të banoj në largësi dhe nuk informohet përvecse vonë apo dicka e ngjashme.
Në këtë rast nuk prish gjë që ta japi këtë zekat pas namazit të Bajramit dhe e shlyen kjo sadakatul fitër.
📚(Muhamed El-Uthejmin/370-271)