Filloje ditën me një lugë mjalt

0
1160

Njeriu prej kohërave me të lashta e ka perdorur mjaltin për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. E kanë perdorur egjiptasit e lashtë, grekët, romakët, kinezët etj:

Ndersa Zoti thote ne Kuran: “Zoti yt i dha instinkt bletës: ‘Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëper drunj (peme) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndertojnë. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara)prej Zotit tënd’. En Nahel 68-69

Pejgamberi i Allahut, salallahu alejhi ve selem, na ka porositur:’”U porosis dy ilaçe: mjaltin dhe Kur’ anin.” Ibn Maxhe dhe Hakimi

Hipokrati, i cili ka jetuar gjatë për cdo ditë është ushqyer me mjaltë. Mjalti natyror ishte ushqim
shume i dashur për poetin grek, Enakrijonin, i cili ka jetuar më shumë se 115 vite.

Juli Cesari e ka pyetur se ku qëndron fshehtësia e trupit tuaj te fuqishem dhe mendjes së shëndoshë në këte moshë të shtyer. Ai i është pergjigjur: “Mjalti në brendi, kurse vaji nga jashtë. “18

Mirëpo, ka disa studime shkencore me mjaltin të cilet jane bërë viteve te fundit. Studimin të cilin e ka shkruar revista e mjekësisë britanike “B.M..” kanë vërtetuar se lirohen nga keto vështirësi me ndihmën e mjaltit.

Sipas hulumtimeve që i ka kryer një revistë britanike për kirurgjine në vitin 1988 për përdorimin e mjaltit në plagët e infektuara dhe të thatët mbi të cilat antibiotikët nuk ndikojnë, mjalti është treguar si ilaç shumë efikas.

Revista australiane e miekesise “Aust-N-Z–ObstetGynecol” në Nëntor të vitit 1988 ka publikuar studimin e hulumtuesve australiane ku mjalti është përdorur si ilac tek 15 pacientë të sëmurë të cilëve plagët u janë hapur pas lindjes me operacion cezarian.

Këta hulumtues kane vërejtur se perdorimi i mjaltit në plage të hapura ka qenë efikas dhe i kendshem per të sëmurët.

Revista amerikane “Infection” në vitin 1992 ka publikuar studimin për ndikimin e mjaltit mbi bakteriet që shkaktojnë ndezje në plagë pas operacionit. Eshtë vertetuar se mjalti natyral arrin ta ngulfasë rritjen e shumicës së bakterieve dhe këpurdhave per shkak te të cilave lajmërohen ndezjet ne ato plagë.

Profesori Kroft n librin “Honey Health:” thote: “Konsumimi i mjaltit të pastër, në rastin më të mirë, mund të sjellë rezultate të mrekullueshme.

Dobitë e tij për shëndetin janë të panumërta, disa prëj tyre janë:

-Parandalon kancerin dhe sëmundjet e zemrës

-Redukton ulçerën dhe çrregullimet e tjera të aparatit tretës

-Antibakterial dhe antifungial

-Forcon sistemin imunitar

-Redukton kollën dhe irritimet (dhimbjet) e fytit

-Rregullon sheqerin në gjak (mjalti nuk ka asgjë të ngjashëm me sheqerin e bardhë dhe ëmbëlsuesit e tjerë artificial)

-Shëron plagët dhe djegiet

-Është probiotik shumë i mirë.

Dr. Hasan Shemsi Basha
Shkeputur nga libri “ISLAMI DHE MJEKESIA”

Subscribe