6 ditët e agjërimit që duhet të besh pas muajit te Ramazanit

0
310

Transmetohet nga Ebu Ejubi radijAllahu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin dhe e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji Sheual, është njësoj sikur ka agjëruar të gjithë kohën (vitin)”.

Ebu Ejubi thotë: E pyeta: “Çdo ditë është e barabartë me dhjetë ditë?!”
Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Po”. Muslimi (1164), Ebu Daudi (2433), Tirmidhiu (759), Nesaiu në “Kubra” (2875), Ibën Maxheh (1716), Ibën Hibani (3634) dhe Ahmedi (5/417).

1. Lejohet agjërimi i këtyre ditëve në fillim, në mes apo në fund të muajit.

2. Lejohet agjërimi i këtyre ditëve rresht ose të ndara. Kjo, si te jetë më e lehtë për njeriun.

3. Nuk lejohet agjërimi i këtyre ditëve para ditëve të lëna nga agjërimi i Ramazanit, sepse e drejta e
Allahut është me parësore per t’u përmbushur dhe se farzi ka përparësi para nafiles.
Unejs Sheme

Subscribe