Dita e xhumasë

0
243

Pas hixhres nga Meka ne Medine,Pejgamberi (alejhi selam) nxitoi t’ua mesoje muslimaneve fene e re dhe tu sqaronte per parregullsine e disa veprimeve te tyre te cilet ata zakonisht i praktikonin ne injorance, e te cilet ishin ne kundershtim me besimin Islam. Duke asgjesuar vleren e veprimeve te injorances, islami muslimaneve u ofroi zevendesim me dispozitat dhe festat Islame. Shembull tipik per kete jane Bajrami i Ramazanit (fiter Bajrami) dhe Kurban Bajrami. Pejgamberi (alejhi selam) i kishte hasur banoret e Medines se si ne dy ditet e caktuara i festonin ngadhenjimet e tyre te hershme te injorances duke i evokuar ato. Me te pare kete, Pejgamberi (alejhi selam) deklaroi:
“Allahu keto dy dite ua ka zevendesuar me me te mire se keto, ato jane Bajrami i Ramazanit dhe Kurban Bajrami.”Transmeton Ebu Dauti .

Prandaj ne muslimanet i kemi tre festa te cilat i festojme.Dy prej tyre i festojme vetem nje here ne vit, ndersa e treta perseritet cdo jave.Kjo eshte dita e xhumase, dite te cilen ne muslimanet e festojme cdo jave. Allahu muslimaneve ua ka percaktuar kryerjen e pese namazeve gjate dites dhe nates.Ne fund te javes ne muslimanet tubohemi qe te gjithe se bashku ne diten e xhuma ta kurorezojme perulesine ndaj Allahut. Kur e kryejme namazin e xhumase se bashku, dhe kjo eshte arsye tejet me rendesi qe kjo dite per ne te jete feste javore.Diten e xhuma Allahu, e ka persosur krijimin e cdo gjeje te gjalle. Allahu i Lartesuar thote ne Kuran:
‘‘ Ne krijuam qiejt dhe token dhe gjithcka ka ndermjet tyre brenda gjashte ditesh dhe nuk ndiem lodhje:” Surja Kaf

Duke komentuar kete ajet dijetaret islam thone se Allahu i Lartesuar.,krijimin e ka filluar diten e Diele dhe e ka perfunduar diten e Premte (xhuma). Kur e krijoi Ademin (alejhi selam). Ne diten e xhuma. Ademi eshte futur ne Xhennet, te premten eshte nxjerre prej tij, dhe te premten do te shkaterrohet kjo bote dhe casti i premtuar do te filloje kete dite.
Dita e xhumase eshte specifike se per shak se ne te kryhet namazi i xhumase dhe se muslimanet tubohen nje here ne jave te gjithe se bashku, dhe madherojne Allahun,te degjojne hytben e xhumase ne te cilen imami i ceke problemet me te theksuara te shoqerise Islame dhe i keshillon njerezit se duke ndjekur sunnetin e Pejgamberit (alejhi selam) te zgjidhje per problemet e tyre,dhe qe te mos kerkojne zgjidhje jashte dispozitave te Allahut.Prandaj eshte e ndaluar qe dita e xhumase te kalohet ne agjerim, sic eshte e ndaluar te agjerohet ne diten e Bajramit te Ramazanit ose Bajram Kurbanit, me qe jane festa Islame.
Rasti i njejte eshte edhe me diten e xhuma, kur ne fund te cdo jave e festojme bindjen tone ndaj Allahut te Madheruar,prezantimi ne namazin e xhumase ka perngjasime te medha me prezantimin e haxhijve ne haxh.
Se’id bin Musejebi (radiallah anhu) thote:” Me shume deshiroj te prezantoj ne namazin e xhumase se ne kryerjen vullnetare te haxhit!”
Gjithashtu kush shpejton per shkuarjen e tij ne namazin e xhumase, eshte sikur te kete therur kurban per Allahun e Lartesuar pavaresisht se kur eshte nisur nga koha per kryerjen e namazit te xhumase.Nga Ebu Hurejra percillet se Pejgamberi (alejhi selam) ka thene:’
‘Kush pastrohet te premten ashtu sic pastrohet pas aktit seksual, e pastaj niset ne xhami ne oren e pare te mengjesit i llogaritet shperblimi sikur te kishte therur kurban nje deve, kush niset ne oren e dyte sikur te kishte therur nje lope, kush niset ne oren e trete sikur te kishte therur nje dash me brire,kush niset ne oren e katert sikur te kishte therur nje pule,e kush niset ne oren e peste sikur ka dhene nje veze …”:Buhariu

Prezantimi i rregullt ne namazin e xhumase terheq pas vetes fshirjen e mekateve gjate javes se kaluar me kusht qe te mos behen mekate te medha. Pejgamberi (alejhi selam) ka thene:
“Pese namazet ditore,prej xhumase deri ne xhuma,prej ramazanit ne ramazan, i shlyejne mekatet nese njeriu i largohet mekateve te medha.” Muslimi

Ne musnedin e imam Ahmedit eshte nje hadith ne te cilin Pejgamberi (alejhi selam) lidhur me diten e xhumase deklaron:
” Ajo te Allahu eshte me e c’mueshme se Bajrami i Ramazanit dhe Kurban Bajrami.”

Besimtaret edhe ne xhennet do ti kene festat e tyre.Keto jane ditet kur ata do ta vizitojne Zotin e vet. Kjo eshte dita e xhuma.Atehere Allahu i Lartesuar do t’i nderoje dhe do t’u shfaqet dhe ata do ta shikojne fytyren e Tij fisnike.Kjo do te jete shperblimi me i mire per ta ne xhennet dhe nuk mund t’u ndodhe asgje me e mire.Te shikuarit e fytyres se Tij eshte permendur ne Kuran si shperblimi me i mire:”Atyre qe bejne vepra te mira, u takon e mira (xhenneti) e edhe me teper(e shohin Allahun).Fytyrat e tyre nuk i mbulon plihuri i zi as nencmimi, ata jane banues te xhennetit,aty jane pergjithmone”:
Nga Suhejbi percillet se Pejgamberi (alejhi selam) ka thene:
” Kur xhenetlinjte te hyjne ne xhennet, Allahu i Lartesuar do tu thote:
“ A deshironi t’ua shtoj (shperblimin) ?”Ata do te pergjigjen:” Valle nuk na ke ndritur fytyrat, valle nuk na fute ne Xhennet, valle nuk na ke ruajtur nga Xhehenemi?”Atehere Allahu do ta ngrije perden prej Tij dhe xhennetlijve nuk do tu jepet asgje me e bukur se te shikuarit e Fytyres se Tij.”Pastaj Pejgamberi(alejhi selam) recitoi:”Ata te cilet bejne vepra te mira i pret shperblimi,dhe me shume se kjo…”Muslimi

Ato dite te cilet ishin festa per besimtaret ne jeten e kesaj bote po ato dite do te jene festa edhe ne xhennet.Ata keto dite do te tubohen kur i shfaqet Zoti i tyre.Prandaj dita e xhumase eshte quajtur edhe me shume se kjo domethene,dite ne te cilen Ai do t’u shfaqet banoreve te Xhennetit.

Subscribe