Është Pyetur shejh ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, në emisionin: “Nurun Ala derb”, nga një ndëgjues, me fjalët:
Sa herë që marr abdest, nga goja ime rrjedh gjak, atëher a ndikon kjo diçka në abdestin tim, dhe poashtu në rastë agjërimi a ndikon kjo në agjërim?
Shejhu, Allahu e mëshiroftë, është përgjigjur:
(Rrjedhja e gjakut) nuk ndikon në (prishjen e) agjërimit tënd, as gjaku që del nga goja e as ai që del nga i gjithë trupi. Plagët nuk ndikojnë në (prishjen e) agjërim, po ashtu nuk ndikojnë as në (prishjen e) abdestit. Gjaku që del nga goja apo nga mishi i dhëmbëve nuk e prishë abdestin, por e pastron atë derisa të mennjanohet, ndërsa abdesti është i vlefshëm, po ashtu edhe agjërimi është i vlefshëm. Ajo që e prishë agjërimin është hixhamja, nëse agjëruesi bën hixhamen, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve e prishë agjërimin. Ndërsa ajo që ndodhë nga plagët-gërvishjet e trupit, apo gjaku që del nga dhëmbët apo buza për disa nga shkaqet, e gjithë kjo nuk ndikon asgjë në prishjen e agjërimit e as të abdestit.
(Pyetja e 31 në kasetën 263)