Falenderimet i takojn e vetem Allahut,i Cili na udhezoi ne Islam,na e dha ate si miresi dhe na beri pjesetare te popullit me te mire.E lusim Ate te na jape sukses ne ate qe Ai do dhe eshte i kenaqur me te dhe te na ruaj nga ajo qe Ai urren dhe e hidheron!
1)Dijeni se me te vertete Islami eshte Suneti dhe Suneti eshte Islam.Nuk qendron ndonjera prej tyre vetem se me tjetren.
2)Prej Sunetit eshte te kapurit fort pas xhematit.Kushdo qe largohet nga xhemati dhe ndahet prej tij,ai e ka hequr hallken e Islamit prej qafes se tij,eshte i humbur dhe te con ne humbje.
3)Baza mbi te cilen ngrihet xhemati jane shoket e Muhamedit alejhi selam,Allahu i meshirofte te gjithe.Ata jane Ehlus Suneh uel Xhemah (pasuesit e Sunetit dhe xhematit).Kush nuk merr prej tyre vetem se ka humbur dhe ka shpikur,ndersa cdo bidat eshte ne humbje,kurse humbja dhe pasuesit e saj jane ne zjarr.
Umer iben el Hatabi (Allahu qofte i kenaqur prej tij) ka thene:”Nuk ka justifikim per askend ne humbjen qe ka pasur duke menduar ate si te drejte dhe as te drejten e lene duke e menduar si humbje.Jane sqaruar ceshtjet eshte vendosur argumenti dhe eshte shkeputur justifikimi.
Arsyeja eshte se Suneti dhe xhemati i kane qartesuar ne menyre te persosur te gjitha ceshtjet e fese dhe ua kane bere te qarta njerezve.Pra ,detyra e njerezve eshte pasimi.
4)Dije,Allahu te meshirofte se feja ka ardhur prej Allahut te Madheruar dhe nuk eshte vendosur ne baze te logjikes se njerzve dhe mendimeve te tyre.Dija e saj eshte tek Allahu dhe tek i Dergauari i tij,prandaj mos paso asgje me epshin tende dhe te dalesh prej Islamit ngase nuk ke argument per te,sepse i Derguari i Allahut alejhi selam ia ka sqaruar popullit te tij Sunetin dhe ua qartesoi ate shokeve te tij,te cilet jane xhemati dhe masa e gjere.Masa e gjere eshte e verteta dhe pasuesit e saj.Kush kundershton shoket e te Derguarit te Allahut alejhi selame ndonje prej ceshtjeve te fese,ai ka mohuar.
5)Dije se njerezit nuk kane shpikur ndonje bidat pa lene ne harrese nje sunet.Ruhuni nga risite ne fe sespse cdo risi eshte bidat dhe cdo bidat te con ne humbje,ndersa cdo humbje dhe pasuesit e saj jane ne zjarr.
6)Ruhu nga risiste ne fe sado te vogla qofshin ato,pasi risiste e vogla ne fe me kalimin e kohes zmadhohen.Keshtu ka ndodhur me te gjitha bidatet qe jane perhapur ne mesin e muslimaneve.Ne fillim ato kane qene te vogla,te ngjashme me te verteten,saqe u mashtruan prej tyre ata te cilet i pranuan dhe nuk munden dot te largohen prej tyre.Me vone u zmadhuan dhe e shnderruan ne fe te pasuar,duke kundershtuar keshtu rrugen e drejte dhe duke dale prej Islamit.
Shiko,Allahu te meshirofte,per cdo gje qe degjon nga nje bashkohes i yti ne vecanti,mos u ngut dhe mos u perziej ne asgje te saj deri sa te sigurohesh e te shohesh a kane folur per te shoket e te Derguarit te Allahut alejhi selam apo ndokush prej dijetareve.Nese gjen ndonje fjal te tyre,atehere kapu fort pas saj dhe mos e kaperce ate dhe mos prefero ndonje fjale tjeter,se perndryshe bie ne zjarr.
7)Dije se divijimi nga e verteta eshte ne dy forma.E para eshte kur personi devijon nga rruga ndonese kerkon vetem te miren.Por ti mos e ndiq ate sepse ai eshte i humbur.Kurse tjetri eshte ai qe e perbuz te verteten dhe i kundershton te devotshmit qe kane jetuar para tij,ngase eshte i humbur dhe con ne humbje,eshte djalli i shthurur e mesin e njerezve.Kush e njeh kete,e ka detyre t`i paralajmeroje njerezit qe te ruhen prej tij si dhe t`ua beje te qarte historine (realitetin) e tij,ne menyre qe askush te mos bjere ne bidatin e tij dhe te shkaterrohet.
Shkeputur nga libri “Sherh es Sunneh”Imam el Berbehari
xhamiambret.com