I Derguari i Allahut sal-Allahu alihi ve selem ka thënë:
3 Lloje njerëzisht Allahu as nuk do ti shohe Ditën e Kijametit, as nuk do ti pastrojë ata(nga gjynahet) dhe ata do te kenë ndëshkim të dhimbshëm. (Ata jane):
1.Një njeri që ka ujë të tepërt në pronën e tij rrugës dhe ua ndalon atë udhëtarve.
2.Një njeri që i ka dhënë besën (për të qëndruar besnik) një drejtuesi, vetëm për përfitime dynjaje. Kështu, nëse drejtuesi i jep atij gjë, atëherë kënaqet dhe, në qoftë se nuk i jep gjë, atëherë zemërohet.
3.Një njeri që e nxjerr për shitje mallin e tij pas namazit të ikindies (pasdite vonë) dhe betohet (rrejshëm): Për ALLAH, përveq të Cilit nuk ka Zot tjetër(që meriton të adhurohet)! Më kanë dhënë kaq e aq(para) për mallin tim, dhe blersi e beson.
Pastaj Pejgamberi sal-Allhu alhi ve selem këndoi këtë ajet:
Vërtet, ata që shkëmbyen për një vlerë fare të vogël, premtimin e dhënë AllahutT dhe betimet e tyre.(Kuran, 3:77)
xhamiambret.com