Dita e xhumase llogaritet si dita me e mire e javes. Dijetaret nuk jane unanim lidhur me ate se a eshte ajo me e mire se dita e Arafatit.
Dita e xhumase eshte Bajrami yne javor.
1.Diten e xhumase dhe ne netet e saj eshte mire te behen salavate per Pejgamberin e Zoti( alejhi selam).Se nga Pejgamberi( alejhi selam) percillet se ka thene:” Beni shume salavate per mua ne diten e xhumase dhe ne netet e xhumase!”:Percjell El-Bejhaki
2.Urdheri i pastrimit ate dite eshte vaxhib deri ne ate shkalle sa eshte me i forte se urdheri per fiter-namaz.
3.Eshte mire qe ne diten e xhumase te perdoret mizvaku dhe te parfumoset, ndersa perdorimi i mizvakut eshte me i dobishem se perdorimi i tij diteve te tjera, si dhe parfumosja.
4.Parapelqehet qe ate dite te kryhen sa me shume namaze, te behet dhiker dhe te lexohet Kur’an deri me ngjitjen e imamit ne minber. Me daljen e imamit ndalohet kryerja e namazit, ndersa me fillimin e hutbes ndalohet cdo bisede.
5.Eshte obligim qe te heshtet ne kohen e hutbes e kush bisedon gjate kohes ai tallet me namazin dhe e humb vleren e namazit te xhumase.
6.Preferohet leximi i sures El-Kehf diten e xhumase, nderkaq percillet nga Pejgamberi( alejhi selam):” Kush e lexon suren El-Kehf diten e xhumase e mbulon drita prej kembeve e deri ne kupen qiellore e cila do ta ndricoje ne diten e Gjykimit ndersa i falen te gjitha mekatet ( e vogla) midis dy xhumave.”El-Hakimi
7.Ne diten e xhumase preferohet te vishen rrobat me te mira. Percillet nga Ebi Ejjubi(r.a) te kete thene:” E kam degjuar Pejgamberin( alejhi selam) te kete thene:” Kush pastrohet ne diten e xhumase, parfumoset nese ka parfum, veshe rrobat me te mira dhe del me qetesi derisa te arrije te xhamia, e pastaj falet nese do, pa e shqetesuar asnjerin, e pastaj kur imami te ngjitet ne minber do te heshte derisa te mos filloje namazi, do t’i falen mekatet midis dy xhumave.”( Ahmedi)
8.Preferohet qe ne diten e xhumase te parfumoset xhamia, kurse khalifi i dyte, Omeri(r.a) kur vinte gjysma e dites urdheronte te parfumoset xhamia ne Medine.
9.Atij qe eshte i oblogueshem ta fale namazin e xhumase nuk ilejohet te marre rruge ne kohen e fillimit te namazit te xhumase, porse eshte i obligueshem te shkoje ne namazin e xhumase e pastaj te marre rruge.
10.Ai qeniset ne namazin e xhumase per cdo hap ka shperblim sa nje vit agjirim dhe namaz ndersa percillet nga Pejgamberi( alejhi selam) te kete thene:” Kush pastrohet ne diten e xhumase dhe shkonme heret ne xhami i afrohet imamit dhe heshte, per cdo hap te bere ka shperblim nje vit agjirim dhe namaz, e kjo eshte gje e lehte per Allahun.”(Ahmedi,Ibni Huzejme, Et-Tirimidhi dhe Ebu Dauti).
Ne diten e xhumase falen mekatet, ndersa ne te eshte nje sahat ne te cilin pranohen duate dhe kur robi ne te i lutet Zotit te vet, Allahu ia pranon duate.Lidhur me oren ne diten e xhumase eshte thene se ne te ka pese momente te dobishme te cilet besimtari duhet t’i shfrytesoje; momenti i pare eshte zeniti i Diellit, ndersa i fundit eshte te ulurit e imamit ne minber.