10 ajete nga Kurani rreth Ditës së Gjykimit.

0
303

“O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llah- ut është i ashpër.”(Haxh, 1-2)

2.Sytë e dhunuesve do të mbesin të hapura:

“E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).” (Ibrahim, 42)

3. Ajo ditë me trishtimet e saj edhe fëmijët do t’i thinjë (do t’u zbardhen flokët):

“Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që femijët do t’i bëjë pleq?” (Muzemil, 17)

4. Atë ditë do të fshihen dhe, këputen lidhjet farefisnore, familjare, prinderore, vëllazërore dhe çdo lidhje tjetër e cila nuk do të vlejë asgjë, në të vërtetë, secili do të bre ngoset vetëm për vetveten:

“E kur ifryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesë kush për njëri-tjetrin.” (Muminun, 101)

5. Trishtimet e asaj dite do të ndikojnë saqë vëllai do të ikë prej vëllait,fëmija do të ikë nga prindi i tij dhe e kundërta, burri nga gruaja dhe fëmijët etj.:

“E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit), atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe prej babait të vet, prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet. (Abese, 33- 37).

7. Mosbesimtarët atëherë do të donin të shpengoheshin (të kompensojnë) madje me gjithë çka është në rruzullin e tokës: me bijtë e tyre, me gratë e tyre, me vëllezërit apo me familjet e tyre:

“Atyre që i janë përgjigjur Zotit të tyre u takon shpër- blimi më i mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjën Atij, ata do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre aq shumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq.Ata kanë llogarinë më të rëndë.” (Rad, 18)

“Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet. Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet. Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej. Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar! Jo, kurrsesi…” (Mearixh, 11-15)

8. Me siguri se është shumë vështirë të kuptohet se do të mbretërojë aq shumë frikë, aq shumë ndodhi në të cilat njerëzit do të kishin dashur që të shpengohen duke sakrifikuar më të dashurit e tyre.Atë Ditë do të ndodhë kaos i plotë dhe shkatërrimi i plotë i tokës, i qiellit dhe i trupave të gjithësisë. Do të theksojmë disa tekste kur’anore të cilat e përmendin të njëjtën:

“Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën (forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!” (Zumer, 67)

9. Krijuesi i Lartësuar, Tokën dhe malet do t’i thërrmojë dhe do t’i bëjë pluhur:

“Dhe të ngrihen toka e kodrat e t’i mëshojnë njëra- tjetrës me një të goditur.” (Hakka, 14)

10. Atë ditë do të ndodhë eksplodimi i detrave dhe i oqeaneve, zjarri i të cilëve do të ngritet në gjithësi: Do të ndodhë kolaps i përmasave të gjithësisë:

“Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet)” (Tekvir,1)

“E të zëhet hëna (errësohet)” (Kijame, 8)