Argument është fjala e Tij:
“Allahu i ka dëgjuar fjalët e asaj, që diskutoi me ty për burrin e vet dhe iu ankua Atij. Allahu e dëgjoi bisedën tuaj, sepse Ai dëgjon dhe sheh gjithçka.” (Muxhadileh 1)
“Sigurisht që Allahu e ka dëgjuar fjalën e atyre të cilët thanë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur.” (Al Imran 181)
“Vallë, a mos kujtojnë ata se Ne nuk i dëgjojmë fjalët e tyre tinëzare dhe bisedat e tyre të fshehta?
Pa dyshim, Ne dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë (engjëj) që janë pranë tyre, shënojnë.” (Zuhruf 80)
“Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh.” (Ta Ha 46)