Mos u pikëllo, mërzitë, dëshpëro, buzëqeshë me jetën

0
1346

Mos u pikëllo, mërzitë, dëshpëro, buzëqeshë me jetën
Është formulë me të cilën dua të largoj pikëllimin e çdo kujt që Allahu e ka sprovuar, të mbjell në zemrën e tij shpresën e të mirës në rërën e shkretëtirës.
Përse ky dëshpërim?
Kjo botë është disa orë të caktuara ku kalon e mira dhe e keqja e saj,
Pikëllimet të gjitha përfundojnë;
Duke u larguar nga ty ajo fatkeqësi,
Ose duke vdekur ti,
E pastaj kemi,
E çfarë kemi?!
Kemi xhenetin gjerësia e të cilit është sa qielli dhe toka,
Që Allahu ka përgatitur për robërit e besimit(besimtarët),
Në të ka at që syri nuk e ka parë kurrë,
As veshi nuk e ka dëgjuar,
As ndokush nuk e ka imagjinuar at.
O ti i pikëlluar, mërzitur e i dëshpëruar,
E di se ke dhimbje dhe mundim,
Duke e ngrit zërin çdo moment e duke thënë,
Ku është qetësia?
Ku është lumturia?
Kur largohet nga unë pikëllimi?
Thirrje që e dëgjojmë çdo ditë dhe çdo kohë,
Pa dyshim se është shpirti i njeriut që jeton në kohërat e trazirave dhe
sprovave!
Kohë e shqetësimeve, anktheve dhe mërzive,
Thirrje prej atyre që kërkojnë lumturin dhe janë mallëngjyer për të,
Thirrje prej atyre që shpresojnë të largojnë prej zemrave të tyre
shqetësimet, mërzit sa hap dhe mbyll sytë.
Të gjithë mundohen për lumturi duke sakrifikuar çdo gjë që ta arrijnë at,
Shumë nga njerëzit nuk e din se lumturia është më afër se ajri që e thithin çdo moment,
Për këtë thura këto rreshta që t’i drejtohem zemrave të humbura dhe mendjeve të hutuara,
Them:
E dëgjova thirrjen,
E identifikova sëmundjen,
Pastaj tek ti është shërimi,
Pa dyshim se besimi në Allahun dhe kënaqësia në caktimin e tij,
Është rruga e vetme që hap dyert e shpresës,
Hap gjokset,
Bën të lumtur zemrat,
Largon shqetësimet, ankthet dhe mërzit.
Mos thuaj o Zot kam një breng të madhe,
Po thuaj oj breng kam një Zot të madh,
Zot i madhërishëm,
Zot i mëshirshëm,
Që i përgjigjet atij nevojtarit,
Largon fatkeqësinë,
E shëron të sëmurin,
Lehtëson shqetësimet,
Është më i mëshirshëm ndaj nesh, se nëna ndaj fëmijës që ka në gji.
Si mërzitesh kur ti je rob i këtij Zoti,
Mëshirues, falës dhe pranues i pendimit,
E që mëshira e tij ka përfshirë çdo gjë,
Ai (Allahu) nuk të sprovon që të dënon ty,
Por që të pastroj ty nga mëkatet,
Atëherë përse të mërzitesh?
Ai (Allahu) të sprovon ngase të donë,
A ke menduar ndonjë herë se Allahu të donë ty?
Atëherë gëzohu, bëhu i lumtur dhe aktivë,
Mos u pikëllo,mërzitë, dëshpëro, buzëqeshë me jetën
Jetoje jetën tënde të bukur, të lumtur dhe të kënaqur,
Fatkeqësia mos të largon nga respekti i Krijuesit të tokës dhe qiellit,
Eja të mbjellim shpresën në shkretëtirën dëshpërimit,
Eja të harrojmë çdo pikëllim, mërzi dh dëshpërim pasi lexuam këtë fjalë.

Unejs Murati-Daku

Subscribe