Me çfarë obligohen të sëmurit me diabet, në muajin e Ramazanit?
• Pyetja: Sa i përket atyre që janë të sëmurë me diabet, çfarë duhet te bejn?
• Përgjigja: Përgjigja për këtë është, sikur që thamë më sipër, në qoftë se sëmundja i dëmton dhe nuk mund ta përballojnë agjërimin, madje e kanë të vështirë agjërimin, duke ju përkeqësuar gjendja shëndetësore, si dhe ju shkakton lodhje të tepërt dhe të qartë, apo ju shkakton mos përmirësim të sëmundjes, të tillëve u takon mos agjërimi.
Në qoftë se sëmundja është e zakonshme, si gjatë agjërimit dhe jashtë tij. Nuk ndryshon asgjë dhe nuk ju bën dëm, atëherë obligohet agjërimi ndaj tyre. Sepse sëmundja është gjë e zakonshme dhe agjërimi nuk ju shkakton përkeqësim. Këta i ngjasojnë atij që është i dobët fizikisht dhe atij që është i shtyrë në moshë, këtyre nuk ju bën dëm agjërimi. Po!
• Pyetësi: Allahu ju begatoftë, si të veprojnë nëse kanë nevojë për marrjen e disa ilaçeve, që ndoshta janë ineksione apo të ngjashme?
• Shejhu: Nëse është ushqim, nuk lejohet, as tableta apo diçka që pihet, sepse kjo e prish agjërimin. Kurse ineksionet në muskuj apo në vena (damarë), që e shkaktojnë lehtësimin e sëmundjes, e mënyra të tjera të ngjashme, nuk ka të keqe në këtë insheAllah. Sepse këto ineksione, kështu e kam bindjen dhe jap fetva, se pas hulumtimit për këtë çështje, këto; nuk konsiderohen ushqim e as pije, por janë ilaçe apo barna. Po!
•Pyetësi: A ka dallim në mes të ineksioneve që merren përmes venave (intravenoze) dhe atyre që merren në ndonjë formë tjetër?
•Shejhu: E sakta është se s’ka dallim në mes tyre! E sakta është se s’ka dallim, edhe pse ineksionet e venave janë pak me të veçanta, mirëpo s’ka dallim në atë, sepse asnjëra nga to nuk e prishin agjërimin. Kurse, ineksionet që merren në formë ushqimi në vend të ushqimit dhe pijes, këto e zëvendësojnë ushqimin dhe pijen, pra janë ineksione ushqimi dhe e prishin agjërimin. Kush i përdor këto, veçse e ka prishur agjërimin! Po!