Falja e namazit te sabahut

0
1512

Çdo musliman duhet të mësohet të zgjohet per te falur namazin e sabahut.

Sipas hadithit të transmetuar në Sahihun e Muslimit, profeti Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Vepra më e dashur te Allahu është namazi në kohën e vet.”

Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë se namazi i sabahut dhe namazi i jacisë janë veçanërisht të pasura me bekime: “Sikur ta dinin njerëzit se çfarë bekimesh ka në namazin e sabahut dhe të jacisë, ata do të vinin për t’u falur, qoftë edhe duke u zvarritur.” (Buhariu dhe Muslimi)

Profeti Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, gjithashtu ka thënë: Uthman ibn Affani r.a. ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është sikurse ai që gjysmën e natës e kaloi në namaz. Ndërsa ai, që e fal namazin e sabahut me xhemat, është sikurse ai i cili është falur vetëm gjithë natën”. (Muslimi)

Allahu thotë në Kur’an: “Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit” (Kur’an, 23: 2)

Padyshim se muslimanët e arrijnë suksesin shpirtëror kur e falin namazin e sabahut rregullisht, por muslimanët gjithashtu urdhërohen të jenë materialisht të suksesshëm dhe të dobishëm në jetën e tyre, krahas përfitimeve të të mirave shpirtërore për jetën tjetër (ahiretin).