Dëmet e alkoolit

0
753

Allahu i Madhëruar thotë: “Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?” [El Maide: 91]

Transmetohet nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Largojuni alkoolit, sepse ai është çelësi i çdo të keqe.”

Alkooli bëhet shkak për dëme tepër të mëdha, ashtu siç kanë thënë edhe dijetarët, e në lidhje me këtë po paraqesim disa nga dëmet e tij:

Alkooli e vret arsyetimin dhe logjikën e shëndoshë.
Konsumuesi i alkoolit është njeri i paqëndrueshëm.
Alkooli bëhet shkak për shpërdorimin e pasurisë.
Shkakton dhimbje koke.
Është gjë e ndyrë, prej punëve të djallit.
Bëhet shkak për nxitjen e sherreve dhe përhapjen e urrejtjes mes njerëzve.
Alkooli pengon nga përmendja e Zotit dhe nga namazi.
Është nxitës për rënien në imoralitet, madje mund të bëj që njeriu të çnderojë nënën, motrën apo të afërmit e tij!
E largon xhelozinë nga zemra
Lë mbrapa ndjenjën e pendesës dhe turpit
Alkoolisti e bën veten të ngjashëm me të çmendurit
Bëhet shkak që njeriu të humbasi virtytet dhe reputacionin e mirë mes njerëzve.
I mvesh njeriut veset dhe epitetet më të këqia.
Mund të bëhet shkak që njeriu të flasi apo tregojë diçka e cila do ta shkatërronte.
Alkooli bën që njeriu t’ia nxjerri të palarat vetes dhe të tjerëve.
E bën më të lehtë bërjen e gjynaheve dhe punëve të këqia.
E nxjerr nga zemra madhështinë e ndalesave të Zotit.
Konsumuesi i rregullt i tij, është i ngjashëm me adhuruesin e idhujve.
Alkooli është nëna e të gjitha ligësive, hapsi i çdo të keqeje, nxitësi për çdo telash dhe penguesi i të gjitha mirësive.
Ai që e pi atë në këtë botë , nuk do ta pijë në botën tjetër.
Konsumuesi i rregullt i tij, nëse vdes pa u penduar, nuk do të hyjë në xhenet.
Allahu nuk ia pranon të dehurit punët e mira.

Dijetari i Islamit Ibën Tejmie (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Alkoolistët janë njerëzit që më së shumti nuk e falin namazin dhe rendin mbas kënaqësive dhe epshit, ashtu siç tregon për ta Allahu i Madhëruar: “Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?” [El Maide: 91]

Pra, ata bashkojnë midis pasimit të epshit të ndaluar, mosmadhërimit të Zotit dhe lënies së namazit, e kështu veprojnë të gjithë zullumqarët.”

Transmetohet nga Ebi Musa el Eshari se I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk do të hyj në xhenet pirësi i rregullt i alkoolit, ai që beson tek magjia dhe ai i cili i shkëputë lidhjet farefisnore.” {Es Sahihah 678}

Transmetohet nga Ebi ed Derda (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk do të hyjë në xhenet mosrespektuesi, as pirësi i rregullt i alkoolit dhe as ai i cili përgënjështron kaderin (Paracaktimin e Allahut.). ”

Shejhu i nderuar Salih el Feuzani (Allahu e ruajt!) ka thënë: “Dëmet e alkoolit dhe bixhozit për shoqërinë dhe ekonominë botërore janë të padiskutueshmë dhe të njohura nga çdo njeri me mendje të shëndoshë, e sidomos nga besimtarët. Alkooli e dëmton trupin duke i shkaktuar sëmundje të rrezikshme. Ai dëmton venat e gjakut, sëmur zemrën, mëlçinë, shpretkën, trurin etj. Alkooli e dëmton rëndë trupin e njeriut, duke ia dobësuar sistemin imunitar, e për pasojë e ka më të vështirë t’i përballoj sëmundjet. Alkooli e turbullon mendjen dhe e bën njeriun të barabartë me të çmendurit. Ai e shkatërron moralin dhe e bën më të lehtë rënien në imoralitet.