Bisedë me shejkh Albanin

0
941

Dashuria për hir të Allahut, vlera dhe çmimi i saj

Pyetësi: Ai që e do dikë për hir të Allahut, a obligohet t’i thotë: “Të dua për hir të Allahut?”

Përgjigjeja (shejh Muhammed Nasirudin el‐Albani): Po, mirëpo dashuria për hir të Allahut posedon vlerë dhe çmim të papërshkrueshëm (të lartë), e kush është ai që paguan këtë çmim? A e dini se sa është çmimi, vlera e dashurisë për hir të Allahut? A e di dikush nga ju këtë çmim?

Nëse ka dikush përgjigje, le të përgjigjet?!

Pyetësi: Thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Shtatë persona (lloje njerëzish) Allahu do t’i vendosë nën hijen e Tij. Prej tyre janë dy njerëz të cilët e duan njëri-tjetrin në emër të Allahut, janë shoqëruar dhe janë ndarë për hir të All‐llahut. [Buhari &Muslim]

Shejh Muhammed Nasirudin el‐Albani: Këto fjalë janë të sakta në vetveten e tyre, por nuk është kjo përgjigjja e pyetjes sime. Ky përafërsisht është definicioni i dashurisë për hir të Allahut, mirëpo nuk është definicion i përsosur.

Pyetja ime ishte se çfarë është çmimi që duhet të paguajë çdonjëri ndaj atij që e do për hir të Allahut? Nuk kam për qëllim çmim apo shpërblim të Ahiretit ndërsa them në pyetjen se cili është argumenti praktik në dashurinë për hir të Allahut mes dy të dashurve?

Mund të jenë dy persona që dashuria mes tyre është formale, jo e sinqertë dhe jo e vërtetë? Cili është argumenti i dashurisë së sinqertë?

Pyetësi: T’ia dojë të mirën vëllait të vet ashtu siç ia do vetes.

Shejh Muhammed Nasirudn el‐Albani: Kjo është nga cilësitë e dashurisë apo pjesë e cilësisë së dashurisë.

Pyetësi: Thotë Allahu xhele sha’nuhu: ”Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë”.(Alu imran 31).

Shejh Muhammed Nasirud‐Din el‐Albani: Përgjigjeja është e saktë, por për tjetër pyetje.

Pyetësi: Hadith sahih: ”Nëse tre gjëra gjinden tek një person, ai ka shijuar ëmbëlsinë e besimit”, brenda tyre dy persona që duhen për hir të Allahut.

Shejh Muhammed Nasirudin el‐Albani: Kjo është gjurma e dashurisë për hir të Allahut, ëmbëlsi të cilën e gjen në zemrën e tij.

Pyetësi: Thotë Allahu xhele‐shanuhu:”Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt, me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen së vërtetës dhe që këshilluan njëri‐ tjetrin të jenë të durueshëm!” (El Asr 1,2,3).

Shejh Muhammed Nasirudin el‐Albani: Shkëlqyeshëm, kjo është përgjigjeja dhe shpjegimi i saj. Nëse jam që të dua për hir të Allahut, unë sinqerisht porosis me këshilla, gjithashtu edhe ti më kundërvihesh me një gjë të tillë (më këshillon).

Për këtë shkak këto porosi me këshilla janë pak prezente në mesin e atyre që pretendojnë se e duan njëri‐ tjetrin për hir të Allahut, dhe kjo dashuri ka shenja të sinqeritetit, mirëpo nuk janë të plota, për këtë secili nga ne kur ta thërret tjetrin, frikësohet se mos po e nevrikos, frikësohet se mos po e largon atë, etj. Nga kjo pikënisje, dashuria për Allahun, çmimi dhe vlera e saj është që secili të ketë nga ne sinqeritet në të këshilluarit mes vete, urdhër për të mirë dhe ndalesë nga e keqja çdo herë.

Dhe ai me këto këshilla e ndjek dhe është më afër se hija e tij, për këtë është transmetuar se nga etika (morali) i Sahabëve kur janë ndarë mes tyre ka qenë që ia kanë rikujtuar, lexuar njëri‐tjetrit këtë sure[Buhari, Bejheki]: “Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt, me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri‐tjetrin t’i përmbahen së vërtetës dhe që këshilluan njëri‐tjetrin të jenë të durueshëm!” (El Asr 1,2,3).

Marrë nga libri “Fetava” të Shejh Albanit.