Pyetje: Në ditën e Arafatit çfarë dhikri duhet të bëjë nga ajo që është transmetuar në lidhje me të?
Përgjigje: I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit, dhe lutja më e mirë është lutja që e kam thënë unë dhe profetët para meje.”1
“La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shej’in kadir.” Le t’i shtojë lutjet dhe po ashtu këtë lutje madhështore, këtë fjalë të teuhidit (la ilahe ilAllah), në këtë ditë madhështore.”
______________________________________________
1 Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët. Imam Albani e ka bërë hasen në ”Sahih et-Tirmidhi” 3/184 dhe në ”Silsileh Ehadith es-Sahihah” 4/6.