Durimi ndaj sprovave, fatkeqësive
Dijetarët kanë përmendur se durimi ndaj sprovave ka tri nënlloje:
-
Ndalja e zemërimit, me zemër, ndaj kaderit të Allahut.
-
Mbajtja e gjuhës prej ankesës tek krijesat, përveçse tek Allahu.
-
Ndalja e gjymtyrëve duke mos shfaqur zemërim ndaj kaderit (shqyerja e rrobave, goditja e faqeve etj.).
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Durimi është dritë (që e ndriçon besimtarin).” Dhe: “Askujt nuk i është dhënë dhuratë më e mirë dhe më e gjerë sesa durimi.” Kjo ngase durimi përfshinë shumicën e fesë.
Ibn Kajjim rahimehullah shpjegon se janë tri gjëra të cilat nëse njeriu i ka atëherë do të jetë i durueshëm gjatë sprovave:
-
Të dijë shpërblimin e madh për durimin dhe për durimtarët, të jetë i bindur në këtë.
-
Të presë lehtësimin, të jetë i bindur në këtë.
-
Të numërojë dhuntitë e të mirat që posedon (janë të shumta, s’mund të numërohen) dhe do të shohë se sprova me të cilën është goditur në krahasim me to është sikur një pikë në oqean, si dhe të kujtojë të mirat e kaluara që ia ka dhënë Allahu.