Drejtuar atij që shpreson të lirohet nga zjarri i Xhehenemit në muajin e Ramazanit
Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, shkruan:
“O mëkatar – dhe të gjithë ne jemi të tillë –
mos e humb shpresën në mëshirën e Allahut për shkak veprave tua të këqija,
sepse sa e sa prej atyre si ti lirohen nga zjarri i Xhehenemit në këto ditë,
prandaj mendo mirë për Zotin tënd
dhe pendohu tek Ai, sepse nuk shkatërrohet askush pranë Allahut.”
📚 Letaiful-Me’arif, fq. 213
Mos u dëshpëro! Edhe pse ke gabuar shumë, dera e mëshirës është e hapur.
Bëj një hap drejt Allahut me pendim dhe shpresë të sinqertë, sepse Allahu është më Bujar sesa të na lërë të humbur nëse i kthehemi Atij.
Lidhja me Zotin në këtë muaj është shans i artë për të ndryshuar fatin tënd, për t’u pastruar dhe për të fituar lirinë nga dënimi i zjarrit.
19 ramazan 1446
19 mars 2025
Agim Bekiri