Veprat që e prishin agjërimin dhe që duhet ta kompesosh

0
556

Ebu Hurejre Allahu qoftë i kënaqur me të thote:
“Erdhi një burrë te Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, dhe i tha:
“U shkatërrova, o i Dërguari i Allahut!”
”Pse? – i tha ai. “ç’të shkatërroi?”
Ai u përgjigj: “Kam kryer marrëdhënie intime me gruan time në Ramazan.”
Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, i tha:
“A ke pasuri të lirosh një rob?”
Ai tha: “Jo!”
“A mundesh të agjërosh dy muaj pa ndërprerje?” – e pyeti. “Jo!” – i tha sahabi.
Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, e pyeti:
“A ke me se të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?”
Ai iu përgjigj: “Jo!”
Pastaj burri u ul dhe erdhi Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, me një thes me hurma (të barabartë me 15 sa’a, rreth 34 kg), e i tha: “Merri dhe jepi sadaka!” Ai tha: “T’ia jap atyre që janë më të varfër se ne? Pasha Allahun nuk ka shtëpi më nevojtar për to se ne!”
Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, qeshi derisa iu dukën dhëmballët, dhe tha:
“Shko dhe ushqe me to familjen tënde!”Buhari dhe Muslimi

2- Të ngrënit dhe të pirët pa një justifikim lejues.
Argumenti i tyre është hadithi, sipas të cilit Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, urdhëroi një burrë që e kishte prishur agjërimin në Ramazan – duke ngrënë me dashje – ta kompesonte.Perzgjedhur na Maliku.
Argument tjetër është hadithi i Ebu Hurejrës, Allahu qoftë i kënaqur me të:
“Erdhi një burrë te Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, dhe i tha: “Kam ngrënë një ditë në Ramazan.” Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, i tha:
“Liro një rob, ose agjëro dy muaj rresht, ose ushqe gjashtëdhjetë të varfër!” Buhari dhe Muslimi

SHKEPUTUR NGA LIBRI “MINHAXH EL MUSLIM”
AUTOR EBU BEKER EL XHEZAIRI

Subscribe