Vendosmëria dhe qëndrueshmëria

0
386

Vendosmëria dhe qëndrueshmëria

✍ Ibn Kajim el Xheuzije ka thënë:

📋 Plotësimi i njeriut është në vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e tij. Ai që nuk ka vendosmëri nuk është i plotë, po ashtu ai që ka vendosmëri por nuk ka qëndrueshmëri gjithashtu nuk është i plotë.

Kur qëndrueshmëria bashkohet me vendosmërinë, ajo prodhon çdo gradë të lartë dhe gjendje të plotë.

Prandaj, në lutjen e Profetit ﷺ të cilën e transmeton Imam Ahmedi dhe Ibn Hibani në Sahih-un e tij thuhet: “O Allah, unë të kërkoj qëndrueshmëri në çdo çështje dhe vendosmëri në çdo veprim.”

«اللهم إني أسألك الثبات في الأمر، والعزيمة على الرشد».

✨ Por është e ditur se pema e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë nuk ngrihet veçse mbi trungun e durimit❗️

📕 “Tarik el-Hixhratejn” nga Ibn Kajimi (2/578-579)
Fatjon Isufi

Subscribe