Stina e dimrit, stina e adhurimeve dhe agjërimit

0
273

STINA E DIMRIT , STINA E IBADETIT DHE E AGJERIMIT
Pejgamberi yne per stinen e dimrit ka thene: “ Dimri eshte pranvera e besimtarit.” Ne nje trensmetim tjeter por jo autetntik eshte sqaruar se pse dimri per besimtarin eshte pranvera e tij , sepse “nata e saj zgjatet e ai ndrihet per namaz nafile, kurse dita e saj shkurtohet dheai e agjeron ate.”
I madherishmi Allah me Urtesin e Tij te drejte dhe afategjate ia ka bere muslimanit te larmishem qendrimin ne kete bote –kohe pas kohe me adhurime te ndryshme , ne menyre qe t’ia thyeje atij monotonin e kesaj dynjaje, e cila tek Allahu nuk ka vlere as sa krehet e nje mize. Pa dyshim qe kjo njeherezi eshte rezulltati meshires se Tij te madhe ndaj roberve te Tij , per ata qe kane mendje e logjik .Çdo obligim , ndalese dhe adhurim qe Ai ka caktuar per njeriun eshte vetem se ne sherbim te tij , ne te miren e tij , qofte ajo e mire e kesaj bote apo botes se pastajme. Nje kohe gjate se ciles Allahu e ka beret e larmishme jeten en jeriut eshte edhe stina e dimrit , pasi Allahu ne dimer diten e ka beret e shkurter , ndersa naten te gjate. Dita e pershtateshme per agjerim, kurse nata per namaz nate,krenaria e besimtarit , per lexim te Kur’anit, per meditimin e tij , mundesi per pushim dhe kerkimdijje. Gjithsesi , kjo stine eshte e mireseardhur per besimtarin pas nje vere te gjate , te lodhshme , te gjithe te preokupuar me shume pas furnizimit, punes se panderprer, vizitave dhe çeshtjeve te tjra te kesaj bote.
Thame se ne stinen e dimrit dita eshte e pershtateshme per agjerim sepse eshte e shkurter dhe e fresket, qe nuk krijon etje dhe uri sikurse gjate diteve te veres, ndersa nata eshte gjithashtu e pershtateshme sepse njeriu ka kohe edhe te pushoje edhe te fal namaz nate, por edhe te lexoje librion e Allahut, te beje lutje dhe t’I drejtohet Zotit te tij per nevoja te ndryshme
Ne ndryshim nga nata e shkurter gjate stines se veres , kur per besimtarin koha eshte e ngushte edhe per pushim edhe per namaz nate , sepse lodhja gjate dites se veres eshte me e madhe dhe falja e namazit te nates gjate neteve te veres kerkon perpjekje me te madhe , sacrifice dhe lufte me te madhe me vetveten dhe shpirtin,
Per kete arsye , edhe Pejgamberi yne per stinen e dimrit ka then: “Dimri eshte pranvera e besimtarit.”
Ne nje transmetim tjeter por jo autentik eshte sqaruar se pse dimri per besimtarin eshte pranver e tij , sepse “ nata e saj zgjatet e ai ngrihet per namaz nafile , kurse dita e saj shkurtohet dhe ai e agjeron ate.”
Madje , agjerimin gjate dimrit ne veçanti , Ebu Hurerja , Allahu qofte I kenaqur prej tij , e ka konsideruar si “plaçke e ftofte”. Kjo eshte transmetuar edhe si fjale e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,ne “Musnedin”e Imam Ahmedit dhe ne “Sunnenin” Tirmidhiut,mirepo senedi I tij nuk eshte I sakte. Aty thuhet se Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), ka thene: “ Agjerimi gjate dimrit eshte plaçke e ftohte”.
Pra dimri per muslimanin konsiderohet sin je lloj pranvere sepse arrihet shperblimi I Allahut me pak mund sepse eshte plaçke e ftohte, perfitimi I lehte. Dita ne dimer nuk eshte e mundimshme per agjerim, koha e abstenimit nga ushqimi ,pirja dhe maredheniet eshte shume e shkurter ne krahasim me ne vere. Eshte pranvere sepse njeriu zakonisht I gezohet pranveres dhe e mirepret ate shume pas nje dimri te gjate. Muslimanet e hershem e kane mirepritur kete stine dhe I jane gezuar asaj. Transmetohet nga Abdullah iben Mesudi , Allahu qoft I kenaqur prej tij , se ka thene: “ Mire se ke ardhur oj stine e dimrit , qe ne ne te zbret begatimi, ne te zgjatet nata per namaz nafile ndersa shkurtohet dita per agjerim.” Kurse Hasen el-Basri, Allahu e meshirofte, ka then: “Sa stine e voliteshme per besimtarin eshte dimri;nata e saj e gjate per namaz ,kurse dita e saj per agjerim.” Ndersa Ubejd iben Umejri, kur vinte dimri, thoshte : “O lexues te Kur’anit ! Nata juaj per lexim u zgjat, prandaj lexoni, dhe dita juaj per agjerim I shkurtua, prandaj agjeroni!”
Muslimanet e hershem jo vetem qe jane gezuar per ardhjen e stines se dimrit dhe I kane uruar mireseardhjen,por shperblimi e namazit te nates ne kete stine e kane barazpeshuar me agjerimin e diteve te gjata te veres, saqe disa prej tyre ne agonine e vdekjes kane qere per mungesen e kenaqesis se ketyre dy puneve te mira.
Muadh iben Xhebelit , sahabit I cili e njihte me se miri hallallin dhe haramin nga te gjithe sahabete tjere, sipaas deklarates se Pejgamberit tone , kur I ishte fruar agonia e vdekjes kishte filluar te qante dhe ata ishin rreth tij e pyeten se pse po qante . Ai u pergjigj: “Une po qaj per etjen e agjerimit te diteve te veres, per namazin e nates ne dimer dhe per uljen ne gjunje para dijetareve ne tubimet e dijes.”Kurse ibadetxhiu I madh ,Muadad iben Jezid el-Ixhlij, thoshte: “Po te mos kishin qene tri gjera : etja e agjerimit te diteve te veres , namazi I nates ne dimer dhe kenaqesia e leximit te gjate ne librin e Allahut , nuk e kisha pasur dert siku te kisha qene ndonje jeasub.”
S’do mend qe namazi I nate gjate dimrit eshte I veshtir per arsye se njeriun e kaplon pertacia e ngritjes nga shtrati dhe e marrjes se abdestit per shkak te te ftohtit. Mirepo , nese meditojme mbi disa fjal;e te Pejgamberit tone ne lidhje me shperblimin e madh qa ka abdesti ne kohe te ftohta apo edhe me uje te nxehte ne vendet e nxeta , do te shohim se keto e largojne ate pertaci dhe e mundin te ftohtit qe mund ta ndieje njeriu nga ujii ftohte dhe kjo ia lehteson atij arritjen e se mires se dimerit.
Transmetohet nga Ebu Hurerja , Allahu qofte I kenaqur prej tij,se Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem),ka then: “ A tju tregoje diçka . me te cilen Allahu I fshin gabimet dhe I ndre shkallet?” Ata thane : “ Po sigurisht , o I Derguari I Allahut .” Ai tha: “ Marrja abdest gjate veshtersive, te ecurit e shumte drejt xhamive dhe pritja e namazit te ardheshem pas nje namazi ( te falur ). Ky ne realitet eshte xhihadi, ky ne realitet eshte xhihadi.”
Nga Muadhi, Allahu qofte I kenaqur prej tij , transmeton se Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), njehere kishte pare ne enderrr Zotin e tij dhe I ka then: “ O Muhamed! Per çfare garojne melaiket?”Ai tha : “ Per ngritjen e shkalleve dhe gjerat qe shlyejne mekatet.” “ Tha “ “Gjerat qe shlyejne mekatet jane marrja e abdestit ne veshtersi , te ecurit ne kembe per ne namaze me xhemat dhe pritja e namzit pas ne namazi. Kush e bene kete , do te jetoje mire dhe do te vdese mire dhe gabimet e tij do te jene si diten qe ka lindur. Kurse shkallet ngriten duke ushqyer njerez, duke perhapur selamin dhe me namaz nate, kur njerezit jane duke fjetur.”
Te muslimanet e hershem ato pengesa qe permendem ne realitet nuk ishin pengesa fere, perkundrazi , ata ishin kalitur me to aq shume, saqe ne disa raste, kur u dukej si pengese ,ata e largonin ate me perkujitmin e ndeshkimit ne ahiret dhe thoshin se ato pengesa sigurisht qe ishin me te lehta sesa ndeshkimi I xhehennemit.
Iman Maliku , Allahu e meshirofte , rrefen per Safvan iben Sulejmin se si gjate neteve te dimrit falej ne çati , kurse gjate veres falej ne brendi te shtepise . Keshtu ai e mbante veten zgjuar me vape dhe te ftohte derisa gdhinte mengjesi dhe thoshte: “Ky eshte mundi I Safvanit dhe ti , o Allah, di me s mire per te .” Atij I enjteshin kembet nga namazi I nates aq shume , saqe ne kember e tij shfaqeshin damare jeshile.
Safvani dhe disa adhurues te medhenj gjate neteve te dimrit faleshin vetem me nje rrobe per shkak qe te ftohtet t’I pengonte nga gjumi. Disa prej tyre ,kur koteshin ne namaz , me vrap e hidhnin veten ne uje dhe thoshin : “ Kjo eshte me e lehte sesa Sadidi I xhehennemit”.
Ata ‘el-Hurasani e kishte zakon t’I therriste shoket e tij duke iu thene : “Ngrihuni dhe merrni abdest qe tefaleni, sepse falja ne kete nate dhe agjerimi I kesaj dite eshte me e lehte sesa pirja e Sadidit dhe e corapave te hekurit neser ne xhehennem. Prandaj , nxitoni , nxitoni, shpetoni, shpetoni!”
Kjo pra eshte ajo qe kerkohet nga muslimani ne kete stine dimri, secili sipas mundesis se tij , pasi kjo stine eshte nje shans I madh per çdo musliman qe te perfitoje shperblime te medha dhe t’I rezervoje per Diten e Gjykimit, diten kur njeriut nuk I bend obi as pasuria e as femijet, perveç veprave te mira dhe zemra e shendoshe.
Dhe ne fund po ju sjellim nje hadith te rendesishem , qe me t eta keshillojme veten dhe ju lexues te nderuar , nje hadith qe I ka bere dobi edhe sahabit te madh , Abdullah iben Ummerit, Allahu qoft I kenaqur prej tij,dhe me te kurre nuk e ka lene namazin e nates, Abdullahu, Allahuqofte I kanaqur prej tij , kishte pare ne nje enderr sikur nje njeri e kishte marre ate dhe e kishte derguar deri te zjarri I xhehennemit dhe ai kishte pare aty shume njerez qe I njihte, te cilet kishin qene te lidhur me zinxhir. Pastaj I kishte ardhur nje engjell dhe I kishte thene: “ Nuk do te futesh ne te sepse nuk je prej .” Ai pastaj kete enderr ia kishte rrefyer motres se vet Hafsas , e cila ai kishte rrefyer Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe ai ai kishte thene: “Sa njeri I mire do te ishte Abdullahu sikur te falej naten!.Pastaj Abdullah iben Umeri shume pak flinte neten, sepse me shume falej.
Allahun e Madherishem e lusim ne kete dime rte na e bej te mundeshme qe sa me shume te bejme vepra te mira, sa me shume te agjerojme e te falim namaz nate .Ai eshte qe I degjon lutjet tona dhe u pergjigjet atyre!
Amin!
Pergatiti: Zejd Haziri
Shkeputur nga revista: Delirje dhe Edukim

Subscribe