Sjellja e mire me gruan

0
368

Sa i përket raportit të burrit ndaj gruas, në një hadith lexojmë: “Më i miri prej jush është ai që është më i miri ndaj bashkëshortes së tij.”

Dhe: “Besimtarët me besimin më të plotë janë ata me moralin (sjelljen, edukatën) më të mirë, dhe më të mirët prej jush janë ata që kanë raportet (sjelljet) më të mira me gruan e tij.”

Po si ishte raporti i Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem me gruan e tij? Ai ishte kryetar shteti, gjykatës, myfti, imam i xhamisë, mësues, komandant i ushtrive, dhe vepra të tjera të shumta të cilat ne ndoshta as sa gjysmën e tyre nuk i kemi barrë mbi supe. Megjithatë, ai sillej mirë me bashkëshorten e tij, në formën më të mirë të mundshme.

Hoxhë Petrit Perçuku

Subscribe