Shembuj të shirkut të vogël

0
334

Kur personi betohet në dikë tjetër përveç Allahut. Është edukatë të folurit e fjalëve të vërteta, duke mos pasur pastaj nevojë për përforcim të tyre me betime. Por, nëse është e nevojshme betimi ndonjëherë, atëherë ose duhet të betohet në Allahun ose të heshtë.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Mos u betoni në prindërit tuaj! Kush betohet, ose le të betohet në Allahun ose le të heshtë.” Dhe: “Ai i cili betohet në emër të dikujt tjetër përveç Allahut, ka bërë shirk.” E sa e sa betime ndodhin: në prindër, në familje, në fëmijë, në besë, në Qabe, në bukë etj. Të gjitha këto janë të ndaluara. Kur dikush betohet, me këtë e madhëron atë gjë, e njeriu nuk duhet ta madhërojë askënd tjetër përveç Allahut.

Subscribe