Si dhe kur mund te bashkohen muslimanet qe te arrijne krenarine e tyre?
Shejhu i nderuar Salih el Feuzani (Allahu e ruajtë!) thote: Nuk i bashkon muslimanët (asgjë) pervec akides së saktë, pavaresisht asaj që thonë te tjeret. Thonë: I lini njerëzit në besimet e tyre, bashkoni dhe mos u pëshpërisni njerëzve në lidhje me akiden dhe kundërshtimet në të (gabimet e grupeve të humbura).
Kjo nuk mund të ndodhë. Është e pamundur që të bashkohen njerëzit në diçka tjetër pervec akides së saktë. Sado që të përpiqen. Kjo është prej gënjeshtrave karshi njerëzve (duan të mashtrojnë njerëzit). Bashkimi ndodh në bazë të akides së saktë. Njerëzit bashkohen vetëm me dëshminë la ilahe il-lAllah – nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë pervec Allahut.
Fjalë me të cilën erdhi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ajo që bashkoi ndërmjet Selman el Farisiut dhe Bilal el Habeshij, ndërmjet Suhejb er Rumi dhe Ebu Bekr es Sidikut, Umer bin Hatabit, Uthman bin Afan, Ali bin Ebi Talib dhe pjesën tjetër të sahabëve, bashkoi ndërmjet tyre.
“Kujtoni dhuntinë e Allahut ndaj jush kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e me mirësinë e Tij u bëtë vëllezër.” Al Imran
Vëllezër…ishin armiq dhe më pas u bënë vëllezër. Me çfarë u bënë vëllezër? Me këtë akide, akiden e njesimit te Allahut.
“e me mirësinë e Tij u bëtë vëllezër.” Al Imran
“Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu Allahu ju sqaron juve argumentit e Tij në mënyrë që të udhëzoheni.”Al Imran
Nëse duam unifikimin e fjalës dhe bashkimin e saj, atëherë le të kthehemi në atë bazë, e cila bashkoi ndërmjet arabëve dhe të huajve (joarabëve), ndërmjet njerëzve të lirë dhe robëve dhe ndërmjet njerëzve të ndryshëm. Le të kthehemi në atë që i bashkoi ata e ajo përfshihet te la ilahe il lAllah: fjalë (duke e shqiptuar), me vepër (duke punuar sipas saj) dhe besim (duke e besuar)
Shuajb Rexha