Namazi i istihares

0
92

Namazi i istihares

Transmetohet se, Xhabir bin Abdilah radijallahu anhu ka thënë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem na mësonte bërjen istihare në të gjitha çështjet, ashtu siç na mësonte ndonjë sure të Kuranit. Ai thoshte:
إذا هم أحدكم بالأمر ، فليركع ركعتين من غير الفريضة ، ثم ليقل : اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْتَخيرُكَ بِعِلْمِكَ وأَسْتَقْدِرُكَ بقدرَتِكَ وأَسْأَلُكَ منْ فَضْلِكَ الْعَظِيمِ فَإِنَّكَ تَقْدِرُ وَلاَ أَقْدِرُ وَتَعْلَمُ وَلاَ أَعْلَمُ وَأَنْتَ عَلاَّمُ الْغُيُوبِ اللهُمَّ إِنْ كُنتَ تَعلم أَنَّ هذَا الأَمْرَ خيرٌ لِي في دِيني وَمَعَاشي وَعاقِبة أَمْرِي وَعَاجِلِهِ وَآجِلِهِ فاقْدُرْهُ لِي وَيَسِّرْهُ لي ثمَّ بَارِكْ لي فيهِ وَإِنْ كُنْتَ تَعْلَم أَنَّ هَذا الأَمْرَ شَرٌّ لِي في دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي وَعَاجِلِهِ وَآجِلِهِ فاصْرِفْهُ عَنِّي واصرفْنِي عَنْهُ واقْدُرْ لِيَ الْخَيْرَ حَيْثُ كانَ ثم أَرْضِني بهِ
“Nëse ndonjëri prej jush i shkon në mendje diçka, ai duhet të fal dy rekate përveç lutjes së detyrueshme dhe pastaj të thotë: “O Allahu im, të drejtohet Ty që, nëpërmjet diturisë Tënde të më japësh mbarësi, nëpërmjet fuqisë Tënde të më japësh ndihmë dhe kërkoj të më japësh prej të mirave tuaja të shumta; me të vërtetë ti ke mundësi kurse unë jam i dobët. Me të vërtetë, Ti di çdo gjë, ndërsa unë nuk di asgjë dhe Ti e di të fshehtën. O Allahu im, nëse kjo punë e imja (dhe e emërton qëllimin e caktuar) është e mirë dhe e dobishme për fenë dhe jetën time, për të tashmen dhe të ardhmen (në të dy jetët), atëherë bëje të mundshme që të realizohet, ma lehtëso dhe më beko në të. Por, në qoftë se kjo është më e keqe dhe e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen dhe të ardhmen (në të dy jetët), atëherë largoje atë nga unë dhe më largo mua nga ajo, më jap mbarësinë kudo që të jetë dhe pastaj më bëjë të jem i kënaqur me të”.”
Asnjëherë nuk do të pendohet ai i cili kërkon ndihmë nga Allahu (duke bërë istihare), konsultohet me njerëzit dhe bëhet i vendosur në synimin e tij. Ngase Allahu Te’ala ka thënë:
وَشَاوِرْهُمْ فِي الأَمْرِ فَإِذَا عَزَمْتَ فَتَوَكَّلْ عَلَى اللّهِ إِنَّ اللّهَ يُحِبُّ الْمُتَوَكِّلِينَ
“…dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.” 3:159
Katade ka thënë: “Nuk ka popull të cilët konsultohen me të tjerët duke pasur për qëllim shpërblimin e Allahut, veçse do të udhëzohen në atë që është më e mira për ta.”

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 68-70

Subscribe