Shënim i rëndësishëm për namazlijtë
✍ Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Kur dikush fillon një namaz nafile (vullnetar), qoftë ai namazi për përshëndetjen e xhamisë, namaz i përhershëm apo një namaz vullnetar, dhe ndërkohë fillon falja e namazit farz (të detyrueshëm); nëse namazliu është në rekatin e dytë, le ta përfundojë namazin shpejt. Por nëse është në rekatin e parë, le ta ndërpresë pa dhënë selam dhe të bashkohet me imamin. Argumenti për këtë është thënia e Profetit ﷺ: ‘Kur fillon falja e namazit farz (të detyrueshëm), nuk ka namaz tjetër përveç atij namazi❗️
📚 Fetawa Nurun ala ed-Derb / vëll. 4/346.
Fatjon Isufi