📜 Shënim hadithi
✍ Adij bin Hatim (Allahu qoftë i kënaqur me të), tregon:
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) tha: “Ruhuni nga zjarri! Pastaj u kthye dhe largoi fytyrën, pastaj tha: Ruhuni nga zjarri. Përsëri ai u kthye dhe largoi fytyrën tri herë derisa menduam se ai po e shikonte atë, tha: Ruhuni nga zjarri qoftë edhe duke dhënë gjysmën e një hurme, e kush nuk gjen atëherë (të mbrohet nga zjarri) duke thënë një fjalë të mirë.”
📚 E përcjell Buhariu me nr 6540.
✍ Dijetari Ibn Sea’di (Allahu e mëshiroftë) rreth këtij hadithi la këtë shënim:
📋 Nga ky hadith mësojmë; se prej gjërave që më së shumti e shpëtojnë njeriun nga zjarri është kur ai u bën mirë krijesave, qoftë përmes pasurisë apo fjalëve të mira.
📚 Behxhet Kulub el-Abrar, 181/1.
Fatjon Isufi