Kërkoj mbrojtje tek Allahu prej njerëzve me të cilët shoqërohemi.

0
510

✍ Ibn el-Xheuzi ka thënë:
📋 Kërkoj mbrojtje tek Allahu prej këtyre njerëzve me të cilët shoqërohemi. Nuk shohim tek ata asnjë qëllim të lartë që të jenë shembull për fillestarin, as nuk shohim mes tyre ndonjë të devotshëm që të përfitojë prej tyre asketi. Prandaj, për hir të Allahut, kujdesuni dhe ndiqni gjurmët e të parëve, lexoni veprat dhe ndodhitë e tyre, lexoni sa më shumë në librat e tyre, që ti shihni më mirë përmes shkrimeve që lanë, siç kanë thënë:
Më iku mundësia ti shoh me sytë e mi disa vende.
Por ndoshta do t’i shoh ato vende me të dëgjuar.
🔸 Ndërsa për gjendjen time mund t’iu them, se unë nuk ngopem duke lexuar libra. Kur shoh një libër që nuk e kam parë më parë, ndihem sikur kam gjetur një thesar. Po të thosha se kam lexuar njëzet mijë vëllime, do të ishte pak, dhe ende jam në kërkim të librave. Nga leximi i tyre kam përfituar shumë për të ndjekur rrugët e të parëve, për të kuptuar synimet e tyre, kujtesën, zakonet dhe njohuritë e tyre të rralla të cilat nuk mund ti njohë ai që nuk lexon.”
📚 El-Adab esh-Shar’ijeh nga Ibn Muflih 2/374.
Fatjon Isufi

Subscribe